Puyol shkon vit pas viti

Barcelona planifikon ti ofrojë kapitenit të saj Carles Puyol një kontratë të re njëvjeçare derisa ai të vendos për përfundimin e karrierës.
Gjiganti katalan synon të përkujdeset që 34 vjeçari të mbetet në Nou Camp deri në tërheqjen definitive nga futbolli dhe besohet se marrëveshja e re 12 mujore mirëpritet nga të dyja palët. Kontrata aktuale e Pyuolit do të skadojë në fund të këtij sezoni.
Mirëpo, e përditshmja sportive katalane Mundo Deportivo ka njoftuar të premten se kryesia e Barcelonës tashmë ka përgatitur kontratën e re njëvjeçare për ikonën e klubit. Dhe, marrëveshja si kjo do ta përcjell Puyolin edhe në të ardhmen deri në pensionimin e tij.