E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali, shumë larg sezonit të shkuar

Real Madridi është shumë larg atij ekipi pothuajse të pathyeshëm të një sezoni më parë, siç tregojnë edhe statistikat e regjistruara në këtë edicion.

Skuadra e trajnerit Jose Mourinho ka regjistruar katër humbje në 13 ndeshjet e zhvilluara deri tani në këtë sezon, një më pak se të gjithë disfatat e të gjithë sezonit të shkuar. Në këtë fillim jo në lartësinë e emrit që ka, Reali është mposhtur nga Getafe e Sevilla në kampionat, nga Barcelona në Superkupë dhe Borussia Dormund, në Ligën e Kampionëve.

Një sezon më parë, Reali regjistroi serinë e mrekullueshme prej 31 ndeshjesh pa humbje, ndersa te vetmet skuadra që arritn ta mposhtin ishin Barcelona, që e mposhti tre herë, përkatësisht në Superkupë, kampionat dhe Kupën e Spanjës, Levante në një ndeshje kampionati dhe Bayern Munich, në gjysmëfinalen e Ligs s Kampionve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›