E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri miliarder

Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar përbërjen e qeverisë së re të vendit, e cila do të udhëhiqet nga miliarderi, Bizdin Inavanishvilli, njoftoi agjencia AP. Si synime kryesore të qeverisë së tij Ivanishvilli ka paralajmëruar anëtarësimin e vendit në NATO, dhe ripërtrirjen e marrëdhënieve me Rusinë fqinje.

Për qeverinë Ivanishvilli kanë votuar 88 deputetë, nga 150 sa janë gjithsejtë në parlament. Koalicioni i Ivanishvilli ka fituar 85 vende në parlament, ndërkohë që koalicioni rival Lëvizja e Bashkuar Kombëtare, e presidentit Mikhail Sakashvilli 65.

Ivanishvilli duhet të bashkëpunojë me rivalin e tij Sakashvilli deri në tetor të vitit 2013, kur këtij të fundit i skadon mandati i presidenti, dhe kur në fuqi hyjnë ndryshimet kushtetuese, të cilat kryeministrit i japin shumicën e autorizimeve të presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›