E Shtunë, 31 Tetor 2026

Puzzle rekord ne Rusi secila copez peshon 800 grame

Një pazëll gjigant, më i madhi në botë, është kompletuar para Teatrit të Operas dhe baletit në Novosibirsk. Me rastin e evenimenteve lidhur me Vitin e Gjermanisë në Rusi dhe që ka nisur që në muajin qershor, janë bashkuar plot 1023 copëza në nëj sipërfaqe prej 300 metra katrorë. Pas katër orë pune është shfaqur “Autoportreti me pelice” pikturë e Albreht Durer në vitin 1500. Julia Hanske, drejtoreshë e Institutit Gëte, ka shpjeguar: “Idea na erdhi shumë kohë më parë së bashku me kolegët tanë në Moskë. Iniciativa kishte nisur që në Norimberga, ku dhe ka lindur Albreht Dürer. Ata erdhën me këtë ide dhe na e propozuan si pjesë e evenimenteve për vitin gjerman në Rusi. Kanë qenë të shumtë ata që kanë ndihmuar në formimin e këtij pazëlli me copëza të përmasave 70 me 70 centimetra dhe me një peshë 800 gramë secila.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›