E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kercenon Perendimin

Lideri i Koresë veriore Kim Jong Un ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet po që se dikush sulmon vendin e tij. “Nëse armiqtë hedhin një predhë të vetme në territorin tonë të pacenueshëm dhe në ujërat territoriale, armata duhet të përgjigjet me sulme të shpejta vdekjeprurëse dhe e tërë armata duhet të bëhet një dhe të udhëheqë betejën në arritjen e kauzës sonë të madhe për ribashkim kombëtar. E kam lëshuar këtë urdhër për tërë armatën, e kam shqyrtuar planin operacional për zbatim dhe në fund e kam nënshkruar”, ka thënë Kim në një fjalim në një ceremoni ushtarake, pjesë të të cilit ka transmetuar televizioni shtetëror veri-korean. Ai ka thënë se durimi i Koresë Veriore ka kufijtë e vet dhe se provokimeve do t’iu përgjigjen me të njëjtën monedhë. Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi shprehin shqetësimin për mbrotjen raketore të Koresë Veriore, dërisa Koreja e Jugut ka shënuar herë pas herë incidente me fqinjin verior.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›