E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyeten të pandehurit e "Bandës së Cërrikut"

Procesi i sotëm pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda, ka vijuar me pyetjen ndaj të pandehurve.

Gjatë kësaj seance, Gjykata u njoh me deklarimin e të pandehurit Skënder Cani mbi ngjarjen e ndodhur 12 vjet më parë në Cërrik. I pandehuri Cani ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur ndaj tij nga organi i prokurorisë si një ndër autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. 

Si të pandehur në këtë proces janë shtetasit Llazar Bicja, Met Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skënder Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi, të cilët akuzohen  si autorë të masakrës së Cërrikut, ngjarje kjo e ndodhur me 23 mars të vitit 1997, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 6 punonjës të Gardës së Republikës si dhe u plagosën 9 punonjës të Policisë së Shteti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›