Vlorë, arrestohet autori i vrasjes së 50-vjeçares

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit të 50-vjeçares Stoli Serraj. Sipas informacioneve policia ka bërë të mundur arrestimin Xhezo Habibaj 45 vjeç në një lokal në Kalivac të Tepelenës pas disa orësh kërkimesh. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mesditë në një nga lagjet e qendrës së Vlorës. Stoli Sheraj, 50 vjeç, e divorcuar, nënë e dy fëmijëve, ka qenë duke punuar në lokalin e marrë me qira prej saj në lagjen "28 nëntori". Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë bosh, dhe Xhezo Aliaj, 45 vjeç, me kallash në dorë, ka hyrë në lokal dhe ka shkrehur armën në drejtim të viktimës, e cila ka vdekur në vend si pasojë e plumbave të shumtë të marra në gjithë trupin. Sipas të dhënave paraprake ka rezultuar se viktima, Stoli Sheraj, dhe autori i ngjarjes Xhezo Aliaj, kanë pasur një marrëdhënie intime me njëri-tjetrin. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, por hamendësohet për motive xhelozie.