BE e përçarë për aplikimin e Shqipërisë
Duket se ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini u përpoq që këtë çështje ta konsideronte si teknike në këtë fazë të aplikimit, por kjo nuk u mbështet nga disa vende të BE-së.
Pengesë në këtë drejtim mbetet gjithsesi, vetëm Gjermania, pasi ende nuk ka nisur punë Bundestagu gjerman pas zgjedhjeve të zhvilluara në këtë vend. Nga njëra anë, Suedia mendon se shqyrtimi i kërkesës së Shqipërisë është çështje teknike, ndërsa Holanda mendon se është një çështje politike.
"Ne morëm raportin e ODIHR-it për zgjedhjet dhe megjithëse pati parregullesi, shumica e kritereve u permbushën, për këtë arsye do të biem dakord që të kërkojmë opinionin e Komisionit mbi kërkesën e Shqipërisë. Por, s'mund të them se kjo çështje nuk është politike, në pozicionin tim si ministër e politikan është të mohosh veten", tha ministri i Jashtëm holandez, Maxime Verhagen.
Me sa duket, në rastin e Shqipërisë vendet e bllokut nuk janë ende në unanimitet për të mbajtur një qëndrim të qartë, megjithatë shpresat se do të arrihet një qëndrim, sipas ministrit të Jashtëm slloven, janë për muajin nëntor
"Nuk ka ende unanimitet për këtë. Disa vende mendojnë se nuk është vetëm teknike por dhe politike kjo çështje, duke argumentuar se vetë Shqipëria insiston për rëndësinë e dhënies së mandatit ndaj Komisionit. Tetori nuk rezulton muaj i suksesshëm për unanimitetin megjithëse pati presione, por presidenca na la të kuptohet se kjo gjë mund të arrihej gjatë muajit nëntor", deklaroi shefi i diplomacisë sllovene Samuel Zbogar.
Edhe ministri i Jashtëm i Francës Bernard Kouchner i pyetur për aplikimin e Shqipërisë, tha se kjo çështje nuk ishte e nevojshme të gjykohet politikisht kur kalimi i një dosje në komision është një veprim teknik.