E dashura e Bandës se Durrësit, dëshmi për 4 vrasje
TIRANE -E dashura e bandës së Lulzim Berishës pranon të dëshmojë për 4 vrasje në favor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Lajmi është mbajtur tepër sekret, dhe kjo pritet të jetë dëshmia e dytë kryesore për krimet e rënda në procesin ndaj bandës. Burime të besueshme të Gazetës pranë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, bëjnë të ditur se Valbona Jaho, së bashku me motrën e saj kanë përfituar statusin e dëshmitarit të Drejtësisë dhe mbahen e ruhen në një vend tepër sekret. Të njëjtat burime kanë thënë se vajza është rekrutuar në bandë rreth 10 vjet më parë, dhe veç informacioneve të shumta rreth funksionimit të organizatës kriminale, disponon fakte për të paktën 4 vrasje të ndodhura. Bëhet fjalë për krime që mbajnë kryesisht "firmën" e Klodian Saliut, i konsideruar nga hetuesit si krahu i djathtë e Lul Berishës dhe më pas rival i tij, si dhe i ekzekutuar pikërisht për shkak të këtij rivaliteti "brenda llojit". Vajza është përmendur edhe në dëshminë e të penduarit Adriatik Coli në proces si e dashura e Klodian Saliut, që futi në kurth Marsel Sotirin.
Banda e Durrësit rezulton t'i ketë fillesat e saj qysh në vitet 1993-1994 dhe ka funksionuar e plotë deri në vitin 2005, kur u ekzekutua njëri nga eksponentët e saj, Klodian Saliu. Ekzekutimi ndau në dysh bandën, pjesëtarë e së cilës filluan të luftonin njëri-tjetrin. Në vitet 2005-2006 policia nisi gjuetinë e anëtarëve të bandës. Aktualisht të pandehurit po gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Disa nga akuzat kryesore jane, per trafikim te lendeve narkotike, vrasje, plagosje krijim te bandave te orghanizuara.
(d.b/GSH/BalkanWeb)