E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetësori i KE, miratohen 7 kapitujt e parë

Miratohen 7 kapitujt e parë të pyetësorit të Komisionit Europian. Komiteti Ndërministror i Integrimit ka kaluar një për një të gjitha përgjegjet e dhëna nga administrata shqiptare përpara se të përkthehen dhe t'i dërgohen Brukselit. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë një proces të rëndësishëm ndaj ftoi adminstratën të jetë e kujdeshme edhe me detajet si me përkthimin ashtu dhe me gjuhën e përdorur.
Nga 2284 pyetje deri tani janë bërë gati arfro 300 prej tyre. Pyetësori përmban 35 kapituj. Deri tani janë angazhuar 1200 punonjës të administratës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›