Policia konfirmon arrestimin e "Gëzimit të Kashtës"
Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Gëzim Salillarit ose siç njihet ndryshe "Gëzimi i Kashtës". Që në datën 12 shkurt Gëzim Salillari teksa ka shkelur në tokën greke në Kapshticë është arrestuar nga policia e shtetit grek për llogari të policisë italiane e pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Barit ka lëshuar një urdhër arresti për të, pasi ai nuk ka përfunduar dënimin dhe i ka mbetur edhe rreth 24 muaj burg për të bërë. Gëzim Salillari është arrestuar më parë në vitin 2006 në Shqipëri, por më pas është lënë i lirë nga gjykata e Durrësit në muajin shkurt të vitit 2007. ndërkohë për urdhër arrestin e policisë italiane burime zyrtare të policisë shqiptare bënë të ditur se nuk kanë pasur dijeni dhe për këtë arsye nuk është arrestuar në vendin tonë Gëzim Salillari. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia e ekstradimit të tij nga shteti grek në atë italian.