E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pyetësori i KE, përfundojnë dhe 6 kapituj të tjerë

Keshilli nderministror per integrimin miratoi edhe 6 kapituj te pergjigjeve te pyetesori duke e cuar keshtu 20 numrin e tyre nga 35 qe permban dokumenti qe Komisioni Europian i ka derguar qeverise shqiptare. Gjate fjales se tij me kete rast kryeministri Berisha kerkoi edhe njehere qe te behet kujdes me permbajtjen e pergjigjeve te cilat duhet te jene te sintetizuara.

"Komiteti nderministror i Integrimit u thirr per te shqyrtuar gjashte kapituj te ri te pyetesorit, ne te cilet trajtoi levizjen e lire te kapitalit, shoqerine e informacionit dhe mediat, tatimet, mjedisin, kontrolli financiar dhe financat dhe buxheti", tha kryeministri Sali Berisha.

Këto kapituj kanë së bashku 327 përgjigje, rreth 14 përqind të të gjitha pyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian. Për hartimin e këtyre përgjigjeve janë angazhuar rreth 30 institucione, mbi 265 punonjës dhe drejtues të niveleve të ndryshme, të cilët kanë marrë pjesë në hartimin dhe kontrollin e cilësisë së përgjigjeve.

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›