E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi takim me Topallin: Bojkotim çdo lloj projektligji

Kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci takoi pak orë para se të fillojë seanca parlamentare kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topali, me të cilën diskutoi për atë që e quajti, zvarritje të dy amendimeve të opozitës. Gramoz Ruci tha se deputetët socialistë do të bojkotojnë votimin e cdo projektligji tjetër në Kuvend, përfshirë dhe atë për Gjykatën Administrative.

"Ajo që ne na shqetësoi është se ndërsa ne kemi një vullnet politik dhe kryem një hap institucional duke marr dy nismat përkatëse, nga krahu tjetër jo vetëm që spo lexojmë vullnet të mirë politik, po njëherësh me procedura parlamentare kërkohet që të zvarritet. Kështu, në projektvendimin që i paraqitet sot Parlamentit, parashikohet që komisioni i Ligjeve, do ta shqyrtojë atë në datën 16 dhe njëherësh seanca në datën 18. Pra, në kushtet kur opinioni publik kërkon me padurim për të zgjidhur këtë krizë politike, në kushtet kur partnerët tanë ndërkombëtare presin lajme për zgjidhjen e kësaj krize, nga pala kundërshtare, jo vetëm që nuk shikojmë ndonjë vullnet të mirë, por shikojmë që me procedura parlamentare kërkohet që ky problem të zvarritet", deklaroi Ruci.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›