Pyetësori i KE-së, shqyrtohen edhe 9 kapituj
Kryeministri Sali Berisha informoi në fillim të mbledhjes se 9 kapitujt përbëjnë 29 % të të gjitha pyetjeve të Pyetësorit, të cilave iu korrespondojnë 667 përgjigje, të shpërndara në 56 institucione të vendit.
"Me miratimin e këtyre kapitujve, Komiteti Ndërministror për Integrimin shqyrton 30 kapituj të pyetësorit, të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje ose 73 % të të gjitha përgjigjeve që ne detyrohemi", tha Kryeministri. Sipas tij, 8 nga këta kapituj janë koordinuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, më shumë se çdo ministri tjetër, pasi kanë qënë të adresuara në fushat që mbulon ky dikaster. Ndërsa, kapitulli i fundit është koordinuar nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Kryeministri Berisha spjegoi se kapitujt respektivë të shqyrtuar sot në Komitetin e Integrimit Europian janë ato për lëvizjen e lirë të mallrave, për të drejtën e vendosjes dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve, të drejtën për shoqëritë tregtare, ligji i pronësisë intelektuale, energjia, politikat sociale dhe të punësimit, ndërmarrjet dhe politikat industriale, mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit, si dhe marrëdhëniet me jashtë.
Pyetësori i KE-së është praktika që ky institucion i dërgon çdo vendi, që ka bërë kërkesë për të aplikuar për statusin e kandidatit në Bashkimin Europian. Pyetësori për Shqipërinë iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor nga Ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për ta marrë në shqyrtim kërkesën e palës shqiptare.
Ky dokument përmban 2280 pyetje të ndara në 33 kapituj të 'acquis comunitare', që njihen ndryshe si kriteret e BE-së, ku përfshihet kapitulli për kriterin politik dhe ai për kriterin ekonomik, si pjesë e kritereve të Kopenhagës.