E Shtunë, 31 Tetor 2026

Metafizike e ferrit ferri metempsikik

Veshtiresia e pare dhe me e madhe per te depertuar perfytyrimin lindor te jetes ne pergjithesi dhe ne vecanti te asaj laquopertej vdekjesraquo eshte e natyres semantike pasi fjaleshoqerimet dhe kuptimi i tyre nuk jane te njejtat me te cilat jemi mesuar ne gjuhet dhe kulturat tradicionale perendimore. Keshtu budisti per shembull eshte i bindur se per cdo qenie te gjalle ka shume jete dhe shume vdekje se ajo qenie shetit shume parajsa dhe shume ferre ndash sikunder perball shume perendi - nje vizion konceptual gjithsesi ne shumes

Se dyti per nje perendimor te krishtere mysliman apo cifut ekziston nje hendek ontologjik ndash nje dallim cilesor - mes Zotit dhe qenies njerezore sikunder mes njeriut dhe kafshes. Nuk eshte aspak rasti i lindorit budist taoist shintoist apo hinduist i cili mes ketyre kategorive veren thjesht nje dallim sasior qeniet e gjalla laquoqarkullojneraquo ne menyre te zhdervjellet mes morise se formave te ndryshme te egzistences hyjnore njerezore apo kafshorehellip pse jo edhe bimore. Te gjitha keto jete integrohen ne nje rryme rrethqarkore ne nje rrjedhe qe nuk njeh as fillim as fund - samsara - ne gjuhen sanskrite nje qerthull qe ngerthen edhe vete Zotet.

Se treti lindori ka zgjidhur ne nje menyre origjinale ceshtjen e fatit nepermjet mbajtjes te nje ekuilibri delikat mes fatalitetit dhe clirimit. Fataliteti merr formen e ligjit te pameshirshem te karmas meqenese fati i nje qenieje te gjalle dhe te ndergjegjshme eshte i paracaktuar nga shuma e aksioneve te tij te shkuara dhe e jeteve te tij te meparshme askush smund te beje gje per te ndjerin qe gjendet i vetem perballe pasojave karmike te jeteve te tij te panumerta. Rrugedalja e vetme mbetet kerkimi dhe arritja e Nirvana-s dalja jashte vetvetes crrenjosja e cdo pasioni dhe clirimi nga iluzionet e kesaj bote ngritja mbi konceptet e te mires dhe te keqes arritja e gjendjes absolute ndash nderprerja e ciklit te samsaras. Me te tjera fjale kulturat lindore mundohen te minimizojne rolin e vdekjes te kesaj hallke te parendesishme ne ate zinxhirin e pallogaritshem te jeteve dhe te vdekjeve pasi qellimi kryesor i qenies eshte pikerisht dalja nga qerthulli i kushtezimeve. Ne mbetet dicka per te bere eshte pikerisht kryerja e akteve te mira qe do te ndikojne rimisherimin ndash metempsikozen ndash ne forma te lumtura dhe largimin nga fatet e dhimbshme e vetmja droje nga vdekja eshte pikerisht pamundesia e kryerjes se ketyre akteve ndash nje rrezik i parashikuar ne rrugen e gjate te rilindjes.

Sipas hinduizmit ne kete univers qe i nenshtrohet gjithashtu cikleve te shfaqjes dhe te zhdukjes shpirti i perjetshem ndash atman ndash pershkon vecse nje udhetim te perkohshem laquopertejraquo mes dy jetesh. Sipas natyres se tij te radhes ai perfundon ose ne parajsat ose ne ferret ndash gjithashtu te perkohshme ndash numri i te cilave eshte 8.400.000 as me pak as me shume ku ai asgjeson nje pjese te karma-s se tij. Ne keto vende laquopa diellraquo ai u nenshtrohet vuajtjeve te panumerta pjekjes percellimit shqyerjes luajtjes perpara se ai te rikthehet mbi toke ne trupin e nje njeriu per ata qe me te vertete e meritojne te nje kafshe per mosmirenjohesit ose te nje bime per kriminelet. Nje vajtje-ardhje e ketij shpirti qe mund te kryhet dy milione here ne forme vegjetale gjashte milione ne formen kafshore dhe vetem dy qind mije here ne formen njerezore

Po ti besojme specialisteve hinduizmi primitiv nuk e ka njohur konceptin e ferrit. Mjaft te lexojme tekstet indiane Rig-Veda ose Atharva-Veda. I huazuar nga babilonasit ai hodhi shtat pas shekullit te X p.e.s dhe mori formen e tij perfundimtare pas vdekjes se Budes duke u pasuruar me Yaman mbretin e ferrit dhe me qerthujt karakteristike here-here te zjarrte here-here te akullt ndash sipas kategorive te mekateve.

Per taoistet kineze vdekja nuk eshte nje akt i domosdoshem per te shkuar ne parajse ndash ne parajsat. Mjaft qe i gjalle njeriu te zhvilloje nje trup te ri gjithmone me te lehte me te persosur me ane te nje rregjimi special asketik dhe te nje jete te virtutshme. Pas vdekjes trupi i vjeter i atij qe ka mundur te grumbulloje te tilla urtesi dhe dije shperbehet ne varr dhe trupi i ri tashme i pavdekshem i ze vendin vdekataret e tjere duhet te kenaqen me vdekjen klasike nderkohe qe shpirti i tyre mban radhen e gjate per tu gjykuar nga dhjete gjykata hyjnore te perbera nga dhjete gjyqtare secila detyra e te cileve eshte ti gjejne vendin e merituar secilit. Pjesa derrmuese e njerezve ndash as te mire as te keqij ndash i rikthehet ciklit te njohjes dhe te riedukimit. Me zullumqaret ndash kriminelet dhe te tjere vetevrases ndash duhet te kenaqen me ferret gjithmone po aq te llahtarshem labirinte gjigande te nendheshme i perbere nga nivele te shumte dhe nga dhoma te panumerta ku shpirtrat duhet te vuajne me qellim qe mekatet e dikurshme te mund te shlyhen. Legjendat me te besueshme kineze arrijne te dallojne 18 nivele ose nen-nivele te ferrit Di Ju te tjera shquajne deri ne 134 te tillehellip carje me dysh ose me katersh prerje e kokes shkulje e gjuhes kerrerje e syve rrjepje e lekures zhytje ne puse te felliqura shqyerje copetim zjarr akull kafshe te egra te pangopura sidoqofte vuajtje qe per fat te mire nuk zgjasin shume. Dy vjet e kater muaj ndash koha e domosdoshme para rimisherimit te pashmangshem.

Budistet ndash ata te Tibetit ndash mund te vetequhen me shans pasi ata zoterojne Librin e te Vdekurve Bardo Thodol nje fare doracaku i hollesishem i pertej jetes dhe i menyrave per te arritur Nirvana-n parajsen absolute te budisteve. Per te pafatet e zakonshem shpirti i tyre endet ne bardo ndash nje hapesire mes vdekjes dhe rilindjes se ardhshme ne kerkim te ndricimit hyjnor. Ne se nuk arrijne dot brenda 49 diteve te para ato duhet te rimisherohen domosdoshmerisht nje forme te re njerezore. Sidoqofte i ndjeri duhet te braktise njeri pas tjetrit laquotrupat e ndryshemraquo qe e perbejne fillimisht trupin fizik nje apo dy jave me pas trupin eterik dhe se fundi trupin astral ndash me sa mendohet procesi me i veshtire pasi eshte pikerisht ky trup astral qe permbledh pasionet lakmite ndash pra ndjenjat e ulta. Dhe pikerisht ne kete proces nderhyn ferri si nje fare laquostazhiraquo i perkohshem gjate te cilit shpirtit duhet te filtrohet te pastrohet.

. Ai qe ka krijuar ferrin budist duhet te kete pasur dhuntine e simetrise 16 ferre te medha ndash 8 te perveluar dhe 8 te akullt. Prane portes se secilit gjenden 16 ferre te tjere te vegjel pra 256 te tille periferike ndash ose me mire 272 gjithsej. Dhe natyrisht nje i tille bollek i cel rrugen imagjinates me te shfrenuar lidhur me mundimet dhe torturat e rezervuara per ata te gjoret qe perfundojne aty rere percelluese flake perveluese kazane ne vlim furra pjekjeje banja gjaku te shkumezuara sepata lekundese qe cajne me dysh shpata te varura qe presin ne rondelehellip pa llogaritur ererat e acarta akullin percellues breshrin shpues shtizat e plevitosura blloqet e gurta qe bluajne shkembinjte qe shtypin elefantet e metalte qe petezojnehellip

Pa fjale njeriu lindor eklektik ne shpirt dhe ne jete nuk ka mundur te clirohet plotesisht nga baza e vjeter panteiste mbi te cilen fete e tij kane lindur dhe kane hedhur shtat. Ne shkallen e tij siperore ai ka mundur te imagjinoje nje Zot te plotfuqishem dhe te gjithegjendur por sidoqofte te pashpirt te vdekur ndash pa individualitet pa ndergjegje te qenies se tij. Nje Zot fatalist qe pareshtur ngjiz dhe ringjiz boten domosdoshmerisht brenda vetvetes. Nje Zot qe nuk do askend pasi per te nuk ekziston as e mira as edhe e keqja ndash pasi edhe ai vete nuk mund te jete as i mire as i keq. Nje Zot qe seshte misheruar kurre pasi qendron mbi jeten dhe vdekjen. Perballe nje te tille Krijuesi te gjitha virtytet aktive te qenies mbeten shkalle te uleta funksioni i te cilave eshte persosmeria e metejshme nje persosmeri qe arrin kulmin me asgjesimin e aktivitetit njerezor. Fundi suprem i njeriut eshte pikerisht humbja e ndjenjes se vetvetes heqja dore nga liria e tij ngritja mbi ndjenjat me te pastra mbi dilemen morale te se mires dhe te keqes arritja e nje stadi ku zhduket vete diferenca mes qenies dhe joqenies ndash ku sipas budizmit mbreteron hici.

Duke u ngritur sfere pas sfere deri ne nivelin me te larte te keqyrjes ndash ndoshta i perkedhelur nga ideja e tejkalimit te vete Zotit besimi i lindorit perfundimisht kumbiset permes qiejve ne nje gremine te pafund.

Marre nga albanie-albanais.com postuar nga Georges Xexo

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›