Nje trazire e re kushtetuese
NgaMENTOR NAZARKO
Nese ndjek zhvillimin e ngjarjeve ne Kosove me nje fare vemendje veren me te vertete shume ngjashmeri me Shqiperine ame. Pale nese mendon se shqiptaret kudo qe jane prodhojne te njejtat trazira me shtetin dac te medha dac te vogla te ashtuquajtura trazira kushtetuese do gjesh akoma me shume ngjashmeri. Ato nuk jane te importuara fizikisht prej vendit ame ta zeme prej ndikimit te njeres parti tek aleatja e vet ne Kosove. Per fat te mire ndikimi i partive te Shqiperise ne Kosove eshte shume i kufizuar. Keto ngjarje te ngjashme imponohen mesa duket prej ngjashmerise se kuadrit kushtetues dhe...
...pastaj ne interpretimin e tij apo ne zhberjen e ketij kuadri ku nderlidhen cilesite tona kombetare - mungesa e respektit ndaj sistemit ndaj ligjit qe krijon sistemi.
Po behem me i qarte. Praktikisht ne momentin qe po flasim Kosova eshte pa institucione te ligjshme ekzekutive ose keto institucione jane me ligjshmeri tejet te kufizuar. Nuk ka president por ka ushtrues detyre te perkohshem nje term qe perdoret kur presidenti eshte semure apo kur vendi eshte ne gjendje lufte dhe presidenti i vertete eshte ne tunel duke mos pasur mundesi te veproje. Ka nje kryeminister te dorehequr te nje qeverie te rrezuar me voten e partise se vet gjithashtu. Nuk ka parlament megjithese Kosova per inerci pranon dhe vizita nderkombetare te nivelit te larte sic ishte rasti i kryeministrit turk Erdoan. Vendi do te zhvilloje zgjedhje te jashtezakonshme me vetem 10 dite fushate.
Problemi me i madh megjithese ne Kosove nuk duan ta shohin si problem madje as nuk e ndiejne se gjendet ne afersi eshte pozita e ketij presidenti. cfare do te ndodhe kur partia e vet te hartoje listat e deputeteve A do te perfshihet ai ne listen e kandidateve Sipas nenit 73 1 nuk mund te kandidohen dhe as te zgjidhen deputete te Kuvendit pa hequr dore paraprakisht nga detyra e tyre1 gjyqtaret dhe prokuroret2 pjesetaret e Forces se Sigurise te Kosoves3 pjesetaret e Policise se Kosoves4 pjesetaret e Doganave te Kosoves5 pjesetaret e Agjencise se Kosoves per Inteligjence6 udheheqesit e agjencive te pavarura7 perfaqesuesit diplomatike8 kryetaret dhe anetaret e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne kete liste funksionesh te papajtueshem me kandidimin si deputet nuk permendet presidenti. Po kjo nuk do te thote se Kushtetuta e Kosoves e miratuar me ngut e lejon presidentin te behet deputet. Ne mund te imagjinojme se ne kete rast do te duhet ti referohemi nje neni tjeter te Kushtetutes se Kosoves qe eshte me eksplicit se ky neni 88 qe e ndalon Presidentin te ushtroje funksion tjeter publik. Kushtetuta e Kosoves si cdo kushtetute normale nuk mund ta imagjinoje nje situate te tille kur nje presidenti apo ushtruesi detyre i shkon ne mendje te behet deputet. Kushtetuta vertet nuk mund te imagjinoje situata absurde perndryshe do te ishte me 1000 apo ku di une sa faqe. Edhe sikur te thuhet se ai eshte ushtrues detyre dhe jo president apo se Kushtetuta dicka qe nuk e ndalon ia lejon atehere ne mund ti bejme nje pyetje absurde ky ushtrues i detyres se Presidentit pasi te fuse emrin ne listen e partise se vet a do te marre pjese ne fushate - dicka tjeter e ndaluar per nje president E cojme absurdin me tutje cdo beje diten e hapjes se punimeve te Parlamentit ushtruesi i detyres do te ulet ne banka apo do te pershendese Parlamentin sic ben cdo president normal
Nuk po e shtyjme absurdin edhe me tej por sigurisht kjo gje nuk mund te ndodhe pra ushtruesi i detyres logjikisht nuk mund te kandidoje. Po a nuk duket kjo si kufizim i madh per nje figure politike kaq te rendesishme si zoti Krasniqi Po e vertete eshte dhe per kete duhet te shfaqim keqardhje. Por nga ana tjeter nuk mund te mos shkojme me analizen tone ne shkaqet e shfaqjes se kesaj situate absurde.
Zoti Krasniqi nuk mund te ishte nje ushtrues detyre i perkohshem qe rri kaq gjate pra 6 muaj por derisa te zgjidhej presidenti me mandat te plote dicka qe parashikohet nga neni 86. Pra ai mund te rrinte 30 dite plus ditet kur do zhvillohej zgjedhja e presidentit plus 45 dite te tjera eventuale te zgjedhjeve parlamentare nese Kuvendi do deshtonte te zgjidhte kreun e shtetit.
Kjo situate eshte krijuar pse Kuvendi i Kosoves nuk beri si veprim te pare zgjedhjen e presidentit pas doreheqjes se zotit Sejdiu. Nese do kishte ndodhur kjo nuk do gjendeshim ne nje situate te tille dhe zoti Krasniqi nuk do detyrohej te emeronte 150 gjyqtare ne nje dite te shperndante Parlamentin te shpallte zgjedhjet apo te therriste Parlamentin tjeter ku do jete dhe vete deputet. Akte politike te forta apo akte tipike te nje presidenti me mandat te plote dhe jo te perkohshem.
Po clidhje ka kjo situate me Shqiperine Kush ka kujtese te mire do sjelle ndermend debatin qe u be ne kohen e votimit te zotit Topi si president. Asokohe meqe ekzistonte rreziku qe Kuvendi i Shqiperise nuk do arrinte te zgjidhte presidentin po perflitej mundesia e emerimit te zonjes Topalli si ushtruese e detyres. Kjo hipoteze e mbeshtetur prej demokrateve gjente bazen vetem tek nje nen i Kushtetutes shqiptare sipas se ciles mandati i zotit Moisiu kishte mbaruar. Por nese nga Kushtetuta do lexohej vetem nje nen sic po ndodh ne Kosove atehere njelloj si ne Kosove do te kishim nje zonje Topalli qe do shpallte zgjedhjet parlamentare do kandidonte do ti mbante vetes fjalim si presidente etj etj nje situate krejt absurde. E njejte sikur ajo qe pritet te ndodhe ne Kosove.
Nuk po afrojme zgjidhje me kete shkrim por thjesht mund te sugjerojme se Kosova nga Shqiperia nuk duhet te marre te keqijatpor vetem te mirat.