Shkrimtaret e diktatures/ Grabiten Kutelin Lef Nosin Justin Rroten

Gjate diktatures pati shkrimtare qe e bene shkelqyer rolin e mashtruesit mbase duke qene edhe vete te mashtruarliste dyemerore per ata qe persekutuan dhe bashkepunetoret
Gjate diktatures pati shkrimtare qe e bene shkelqyer rolin e mashtruesit mbase duke qene edhe vete te mashtruar. Pozita e shkrimtarit ishte e dyzuar ne menyre diabolike o i diktatures o i denuari i diktatures. Kultura e diktatures nuk ishte diktature e kultures por sundim i se keqes. Nen logjiken e marrjes se pasurise se tjetrit floririt dhe tokave u grabiten autore. Shkrimtari Visar Zhiti per televizionin e Kosoves pas botimit te librit Panteon i nendheshem ose letersi e ndaluar denoncon te tjera grabitje nga diktatura duke u shprehur se bashkepunetoret e atehershem shkrimtare zyrtare jane ende edhe sot. Jam per hapjet e dosjeve ne pergjithesi dhe ngul kembe per shpalljen e nje liste dyemerore te spiunit dhe te atij qe e beri spiun dhe te pergjigjen te dy bashke - eshte shprehur Zhiti. Ndersa per poezine ne Kosove vlereson se ishte moderne dhe e nivelit evropian e guximshme dhe e madherishme nderkohe qe ne Shqiperi po instalohej realizmi socialist.
Ckerkohej nga letersia dhe cfare ishte pozita e shkrimtarit nen diktature Si u demtua dhe si e pesoi atebote kultura
Une nuk kam qene shkrimtar ne diktature nuk me lejohej. Por linda dhe u rrita nen diktature me diktature dhe u denova prej saj. Shkak u be nje liber imi me poezi i pabotuar kurre por dhe prejardhja biografia e keqe sic thuhej atehere. I perkas nje fisi nacionalistesh me te vrare nga regjimi.
Mbase fakte te tilla shpjegojne me mire se pergjigjet akademike qe mund te pergatisja. Gjithcka ishte e denuar por ne kete katrahure te planifikuar me se miri gjersa kishte njerez qe denoheshin kishte dhe qe denonin mbeshtetesit e tyre qe po te dalim ne temen tone ishin dhe intelektuale shkrimtare e artiste.
Letersise i kerkohej ti sherbente sistemit ta perligjte ate ta zbukuronte duke shkaterruar te verteten historike dhe aktuale dhe te krijonte iluzionin se po ndertohej nje bote e re. Me dhune. Duke i mohuar njeriut pikerisht boten. Dhe pati shkrimtare qe e bene shkelqyer rolin e mashtruesit mbase duke qene dhe vete te mashtruar. Ata qe nuk donin ta kryenin kete mision te mbrapshte u penguan te ishin shkrimtare madje u denuan me menjanime me komplote heshtjeje internime burgje e deri ne pushkatime. Pra pozita e shkrimtarit ishte e dyzuar ne menyre diabolike o i diktatures me rrogen e saj me lavdine e saj o i denuari i diktatures i humburi pergjithmone. Kultura po rrenohej dhe po tjetersohej jo vec me police por dhe me njerezit e kultures. Gjysma ishte vene kunder gjysmes dhe keshtu e pesonte e tera. Kultura e diktatures nuk ishte diktature e kultures por sundim i se keqes. Shpresojme te kete kaluar...
Si mund te perkufizohet esencialisht metoda e realizmit socialist
Realizmi socialist nuk eshte i njejte me realitetin socialist po le te shohim si e perkufizonin vete akademiket e socializmit ne Fjalorin e tyre Enciklopedik botuar ne Tirane me 1985 kur une isha ne burg i denuar ne baze te akt-ekspertizes se dy anetareve te Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise te metodes se realizmit socialist.
Ja cshkruhet Realizmi socialist metode krijuese e letersise artistike dhe e arteve qe u formua pas fitores se revolucionit popullor ne Shqiperi. RS i zgjedh i interpreton dhe i vlereson faktet e dukurite e jetes nga pozita e realizmit shkencor... Letersia dhe artet u rriten ne lufte me orvatjet e armiqve te ndryshem per te penguar ecjen e tyre... orvatje qe u derrmuan... etj. etj. A nuk te duket sikur po lexon Historine e Partise Komuniste a Kodin Penal Gjuhe dhune dhe entuziazmi pa kuptim. Letersia eshte ne sherbim te politikes ashtu sic e tha porosine Lenini qysh ne fillimet qe letersia dhe artet jane vide dhe burme e partise. Kerkoj ndjese per shembujt banale dhe mizore qe solla.
Thoni se letersise ne Shqiperi e cila i sherbeu socializmit Partise shefit diktatures se proletariatit i viheshin pjese kembimi te marra nga BRSS dhe vendet e tjera socialiste Si
U zhvillua nje letersi shkerbyese me heronj si te letersise ne Bashkimin Sovjetik ashtu vepronin ashtu mendonin ashtu dashuronin ashtu hanin jo vetem ne tryezen e bukes por dhe me njeri-tjetrin. Te ngreme boten e re duke shkaterruar te vjetren. Po edhe pervoja eshte e vjeter dijet njerezimi. Ashtu vinin porosite te tmerrshme nga qendra e perandorise komuniste dhe zbatoheshin akoma me keq. Shkrimtare dhe artiste shqiptare u cuan te studionin dhe te specializoheshin ne vendet e kesaj perandorie. Jugosllavia e kishte braktisur realizmin socialist dhe divorci i Shqiperise me Jugosllavine u be heret.
Bashkimi Sovjetik ushtronte diktaturen e nje kulture te sajen te re qe ende sishte bere kulture e smund te behej kurse Kina me ne fund me revolucionin e saj kulturor e ktheu ne masaker absurde.
Draper e cekani u ben embleme. Muskujt duhej te ishin si cekani ne te gjitha pikturat tona qafa duhej te lakohej si draper neper vallet te gjitha personazhet duhet te ishin te rinj si Lej Feni. Nuk flas dot me shume...
Per here te pare ju flisni per vjedhjet ne letersine shqipe gjate sundimit te realizmit socialist. Dukuri e rende e denueshme por si dhe qysh A mund te kete venie ne vend kthim Cduhet bere
Ne sproven time te porsabotuar Panteoni i nendheshem ose letersia e denuar eshte trajtuar edhe kjo ceshtje. Shikojeni Do te doja te ndalesha te vjedhjet ne letersine shqipe gjate periudhes se sundimit te realizmit socialist qe cuditerisht nuk jane trajtuar kurre si ceshtje nuk jane bere hulumtime dhe as eshte menduar te kete denime edhe pse ka institucion te mbrojtjes se te drejtave te autorit. Se pari u vodh letersi sovjetike por edhe nen shembullin e asaj letersie. U perdoren po ato skema u perseriten personazhe e ndodhiacute gjithmone me shemtueshem e me neveritshem aq sa letersia jone jo vetem po qante si e perkthyer por dhe e tjetersuar. Ndersa mermeritej p.sh. qe romani epope Doni i qete i Shollohovit nuk ishte i tij - edhe shtypi francez e kishte hedhur kete dyshim - por i qe marre tjeterkujt ndoshta nga te vraret si kundershtare te ne nen logjiken e marrjes se pasurise se tjetrit floririt dhe tokave u grabiten autore. Dihen qe eshte marre Fjalori i madh i Mustafa Kruja - Merlikes. Jane pervetesuar vepra te Mitrush Kutelit Lef Nosit Gjergj Komninos Justin Rrotes Hekuran Zhitit etj. Eumlshte fjala per vjedhje fizike te veprave te tyre tregime studime deri edhe romane botuar me pas me emra te shkrimtareve te realizmit socialist. Bilal Xhaferi falte poezi te vetat kur sbotoheshin dot me emrin e tij. Jane vjedhur edhe perkthime... Nderkaq eshte vene re se neper dosjet e te denuarve gjenden krijime te ngjashme me botime te shkrimtareve zyrtare te atyre qe u lejoheshin ato me gjithe dosjet. Vjedhja me forma te ndryshme tani me plagjiatura te rafinuara apo flagrante po vazhdon shpesh e mbrojtur nga fama e dikurshme e shnderruar ne siguri e diktat por sidoqofte meriton nje trajtim te kritiko-ligjoro-penal... Drejtesia eshte e mundur por e kane vjedhur edhe ate. Ta bejme drejtesine prone te te gjitheve te se vertetes dhe koha do te beje te sajen. E di koha duhet paraprire.
A ishte e mundur gjate diktatures disidenca letrare Sa ishte me rrezik lenia gjurme te shkruarit e dickaje gjate diktatures ne Shqiperi
Provat jane te mjaftueshme dhe tronditese. Une besoj. Ka pasur disidence letrare kundershtare te diktatures nga radhet e atyre qe benin letersi dhe kulture disidence jo vetem ne potence por edhe aktive. Atehere del me te drejte hipoteza se diktatura paskesh qene e bute mbase edhe e arsyeshme qe e lejoi disidencen. Jo nuk e lejoi ishte vertet diktatura me e ashper ne Evropen Lindore. Disidenca shqiptare ishte ilegale kundershtaret u pergjaken u vrane u burgosen. Jo ta fshehim kete te vertete por te ndihemi te nderuar me te pse jo edhe krenare.
A ka pasur letersi te denuar qe vjen nga burgjet dhe cila eshte rendesia e saj
Po del se ka pasur letersi te denuar. Jane denuar vepra dhe lexuesit e tyre. Jane denuar autore deri edhe varret e tyre. Keto dihen tashme. Por ka pasur dhe nje letersi qe nuk dihej qe u shkrua burgjeve internimeve fshehurazi. Sot ajo eshte e lire dhe nuk vjen te zevendesoje letersine shqipe as te permbyse por thjesht sjell vetveten. Shkrimtaret e kesaj metode pse mos ta quajme realizmi i denuar po e pasurojne kulturen tone gjithnje e me teper gjithnje e me mire.
Realizmi i denuar sjell guxoj te them pervec te tjerave te verteten dhe moralin. Shkrimtari Franc Kafka qe duket si i painteresuar per realitetin e perditshem per ngjarje e ndodhi qe krijoi metamorfoza dhe parabola trandese duke pershkruar alienimin thote se pa te verteten dhe moralin nuk ka letersi te madhe ne vazhdimisht e krijojme te verteten mbase e gjitha jeta jone sben gje tjeter vecse zbulon ate.
Realizmi i denuar po ben ate qe nuk e beri dot dhe smund ta bente realizmi socialist. Per paradoks ata qe skishin lirine po e mbartin ate.
A kishte bashkepunetore regjimi edhe nga radhet e te te persekutuarve
Bashkepunetoret ishin nga kudo edhe kane mbetur ende jo si mbetje dhe i gjen kudo ne institucione te rendesishme ne perfaqesi ndokush prej tyre eshte edhe deputet edhe ambasador. Te gjithe persekutoret ishin dhe jane bashkepunetore te shpallur dhe te pashpallur me pseudonime ose jo pa master ose me master.
Per sa u perket radheve te te persekutuarve le te dilte lista e emrave te atyre qe bashkepunuan me Sigurimin e Shtetit por krahas te vihet dhe emri i atyre qe i bene ata bashkepunetore me cmetoda te realitetit socialist me ctortura Une jam per hapjet e dosjeve ne pergjithesi dhe ngul kembe per shpalljen e nje liste dyemerore te spiunit dhe te atij qe e beri spiun dhe te pergjigjen te dy bashke. Ku ishe ti Adam ne cliste Eumlshte i nevojshem nje gjyq moral. Eumlshte mekat te mos e njohesh mekatin. Ndryshe nuk do te kete qetesim te ndergjegjeve pra as ndergjegje te qetesuara.
Cili ishte fati dhe rrugetimi i letersise ne Kosove pas copezimit te trungut kombetar duke ndier mungese atdheu
Ndarja e Kosoves ishte nje drame e madhe e nje populli pra e cdo shqiptari por qe nuk lejohej te behej drame me u shkruejt te vihej ne skene. Madje duhej te shkulej edhe nga kujtesa historike nga ndergjegjja kolektive. Eumlshte merite e te gjitheve ne ate treve e inteligjences mbi te gjitha qe e rikrijoi atdheun duke e nxjerre nga vetvetja nga shpirti. Kompleksi i truallit te vendlindjes nder me te fortit per njeriun ne Kosove u shnderrua ne vizion per ardhmerine dhe prodhoi art. Fati i letersise ne Kosoves eshte fat letersie e lidhur me fatin e popullit te vet por me i forte tani.
A ishte njelloj alternative gjate diktatures letersia nga Kosova ajo qe lejohej te botohej
Sipas meje ka qene me ndikim. Se pari e ndienim shume dhe mezi e prisnim flas si lexues i saj i pasionuar. Poezia ne Kosove gjithmone sipas meje ishte moderne dhe e nivelit evropian. Dukej qe ishte shume me e lire hermetike jo ne kuptimin e mbylljes dhe te fshehjes perkundrazi ishte e guximshme dhe e madherishme. Thashe hermetike sipas estetikes evropiane si kerkim i te paarritshmes i te pamundures. Dhe ekzistenciale nderkohe. Me ashk te forte shqiptar. Jo vetem ne gjuhe. Nje lloj UCK-je kulturore do te thosha tani duke pasur parasysh gjithe arritjet kritiken romanin teatrin pikturen skulpturen muziken kulturen ne pergjithesi gjate gjithe gjysmes se dyte te shekullit XX qe krijuan ndergjegje kolektive dhe pergjegjesi kombetare. Nuk mund te them se ishte alternative edhe pse ngjante si e tille letersia ska alternative eshte letersi.
Kosova ishte njelloj Itake ku sic thoni per te arritur duhet te udhetosh brenda vetes. E ke tenden dhe nuk eshte jotja ta marrin pa ta marre. Mund ta zbertheni paksa kete pohim
Jane vargje nga nje poezi imja. Kam botuar nje liber monotematik Si shkohet ne Kosove ate vit qe mbaroi lufta. Eumlshte udhetim drejt vetvetes per te zbuluar vetveten. Fati i Kosoves ngjan shume me fatin e shqiptarit ku mungesa ishte edhe metafore e plotesimit dhe plotesimi metafore e mungeses. Kosoven e kishin marre po ku mund ta conin Se eshte edhe shpirt por edhe truall. Pra eshte edhe metafore e pikemberritjes. Si e tille ajo eshte sipas meje edhe nje Itake moderne nje udhetim i brendshem per ta arritur. Arritja ndonjehere eshte me e rrezikshme se dhe vete udhetimi. Duhet te dish te vazhdosh. Te besh ne rastin tone. Te ribejme atdheun e endrres. Jemi ne detyren me te larte. E meritojme.
Ne romanin tuaj te fundit Ne kohen e britmes eshte edhe nje personazh malazez Jevrem B. qe identifikohet menjehere me poetin e njohur me te njejtin emer Brkovicin. Si e keni njohur si eshte futur ne roman ne ckontekst ne mund te shpjegoni
Me vjen mire qe ju ka terhequr vemendjen megjithese ne roman ky personazh ze pak faqe por shpresoj ti mbetet ne kujtese atij qe e lexon ashtu sikunder edhe mua megjithese nuk e kam takuar kurre Jevrem Brkovicin. Po eshte poeti malazez i cili ka ardhur ne Shqiperi ne nje takim poetik ballkanik ne Tirane. Ende nuk kishte rene diktatura dhe une sapo kisha dale nga burgu dhe punoja ne nje qytet larg Tiranes ne nje fabrike tullash. Per poetin e cuditshem kurajoz rebel me foli nje pianiste dhe aktore e kinemase shqiptare se ciles i iku ne Itali i dashuri shok imi ne burg me ata qe u futen ambasadave. Ajo tashme ishte mesuese muzike ne qytetin ku banoja une. Pati rastin te ndiqte veprimtarine poetike ne kryeqytet dhe u njoh me Brkovicin shetiten bashke ai i premtoi ta ndihmonte per ta gjetur te arratisurin e saj i dhuroi dy libra me poezi ne gjuhen malazeze. Nderkaq ai fliste hapur kunder diktatures salloneve dhe shtypjes ne Kosove. Une krijova simpati per ate poet dhe isha kurioz te dija per poezine e tij. Ne nje fshat aty afer ishte dhe Lazer Radi nga Kosova i laureuar ne Rome qe gjithe jeten e kishte kaluar burgjeve dhe internimeve gati 40 vjet dhe kishin harruar se ai kishte qene gazetar studiues dhe poet. Shkuam naten ne shtepine e tij fshehurazi neper balte. I dhame librin e Brkovicit qe te perkthente se ai i dinte gjuhet e popujve te Jugosllavise. Pikerisht kete udhetim une e bera tregim dhe i vura titullin Rete ate nate si poetet e Ballkanit. Kur ra diktatura Lazri e botoi poemen e Berkovicit me nje pianiste me Mozartin dhe Stalinin delirin e tij te ngjashem me ate te diktatorin tone Enver Hoxha. Parathenien e librit e shkrova une. Pastaj gjeta me vone poezi te Brkovicit te perkthyera nga Azem Shkreli. Ia mora dikujt duke i dhene si shkembim nje liber me poezi frengjisht te Zhak Preverit. Tani vone keto ndodhi skenat e tyre mu duken se i shkonin shume romanit tim te fundit Ne kohen e britmes. Dhe i futa.
Eumlshte mirenjohja ime per poetin. Nese ai e merr vesh kete shpresoj te mos zemerohet desha te thosha qe ne jemi ballkanas me nje te kaluar te perbashket keshtu duhet ta kemi edhe te ardhmen akoma me te mire. E pse te mos jemi bashke edhe ne te tashmen si rreth nje sofre ne nje te kremte