E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amnistia ne pritje te Godose

/ /

NgaFATOS COCOLI

I gjithe komuniteti i biznesit eshte duke pritur amnistine fiskale te plote. Dime qe qeveria eshte dakord. Ministri i Financave Bode ne disa raste eshte shprehur ne media per ta realizuar amnistine e plote. Ne janar te ketij viti Dhoma e Tregtise dhe Industrise e qarkut Tirane i ka kerkuar shprehimisht Ministrise se Financave madje ka ofruar edhe ekspertize nje ligj perkates te nje shteti evropian te ngjashem me ne qe ka kryer amnistine fiskale. Biznesi eshte gati per faljen e plote. Atij i intereson ne radhe te pare amnistia e aseteve. Qeveria le ta filloje nga kjo...

...falje. Nese per kuadrin e plote ligjor pengon nje nen i caktuar i Kodit Penal dhe duhet shumica e cilesuar ne Parlament per ta ndryshuar atehere le te filloje amnistia nga asetet e paregjistruara te biznesit. Sipermarrja shqiptare me te drejte pyet sot perse legalizohen ndertimet pa leje te qytetareve dhe jo ato pa leje te biznesmeneve Sigurisht qe ne kete proces qytetaret dhe bizneset e ketij vendi nuk trajtohen njelloj. Nese qytetarit i krijohet mundesia te legalizoje ndertimin pa leje qe ka bere gjate ketyre 20 viteve tranzicion kuptohet se shteti ka nevoje shume me teper te legalizoje asetet e paregjistruara te biznesit. Pse nga keto asete kur ato futen ne qarkullim plotesisht gjenerohen kredi bankare per biznesin zgjerohet aktiviteti i tij krijohen vende te reja pune Vend te ri pune shtepi apo shtese te shtepise se palegalizuar deri tani qytetari si zor te krijoje madje edhe pas legalizimit. Nderkohe qe nje vellim punesh me i rritur i biznesit shqiptar pervec vendeve te reja te punesdetyra numer nje e cdo qeverie po ashtu perkthehet dhe ne te ardhura fiskale me te rritura te vete qeverise e shtetit. Pa dyshim qe eshte koha e duhur per te kryer amnistine fiskale. Ekonomia shqiptare do te kete veshtiresi pertej euforise dhe kenaqesise se levizjes se lire. Liberalizimi i vizave do te nenkuptoje menjehere largim te nje sasie te konsiderueshme eurosh se bashku me qytetaret tane qe do te udhetojne me te shumte ne vendet Shengen. Rikthimi i ketyre parave i kesaj valute aq te vlefshme per ekuilibrat tane te brishte makroekonomike do te kerkoje kohe. Nderkohe mund te nise amnistia fiskale dhe te clirohen shume fonde shume kapitale te domosdoshme per ekonomine e vendit. Jane bere studime te hollesishme dhe te gjitha bashkohen ne nje pike jane me miliarda euro asetet e paregjistruara te biznesit. Kuptohet qe perbejne nje potencial te jashtezakonshem qe duhet futur ne qarkullim te njihet nga bankat dhe shteti. Amnistia mund ti hape rruge dhe nje nisme tejet te rendesishme. Sistemi yne bankar rrezikon te demtohet ne besueshmerine e tij me kredite me probleme qe ka ne nente muaj u rriten nga 7 ne 13 per qind te totalit. Duhet te kuptojme se kredi te keqija nuk kane vetem bizneset qe po falimentojne. Ka shume kompani shqiptaremadje eshte pjesa derrmuese e debitoreve bankare qe ndodhen ne veshtiresi te perkohshme me pagesat dhe likuiditetin. Kjo jo per faj te tyre. Jane pasojat e krizes renia e perkohshme e aftesise blerese e konsumit. Per disa kompani ndertimi jane dhe pagesat e vonuara te vete strukturave shteterore qe u kane dhene tenderet. Keto veshtiresi do te kalojne por per kompanite qe ndodhen ne nje situate te tille eshte me shume vlere nese bankat pranojne nje ngrirje te perkohshme te procedurave te pageses se kesteve dhe perqindjeve te huave. Qofte dhe per disa muaj apo nje vit. Nje pjese shume e konsiderueshme e kredive ne veshtiresi mund te rikthehen ne kredi normale nese do te realizohet ngrirja e perkohshme e tyre. Nese bankat do te kerkojne gjithnje zbatimin rigoroz te kushteve kontraktuale te kredive pa i dhene nje dore tani bizneseve sigurisht qe perhere e me shume biznese do te jene ne veshtiresi perhere e me shume kredi me probleme apo te keqija do te regjistrohen duke rrezikuar shendetin e vete sistemit tone bankar. Kushdo qe merr kontakt apo degjon nje mendim te nje sipermarresi te konsoliduar shqetesimin kryesor e perbejne mundesite e kufizuara qe tani ata kane per te paguar ne kohe dhe ne sasine e duhur detyrimet me bankat. Disa po perpiqen te marrin hua per te shlyer kredi te meparshme por kjo eshte nje rruge pa krye. Po te hyje sistemi bankar banka jone qendrore dhe te pranoje nje ujdi qe e kane ofruar vete bankat ne kontaktet me biznesin qe Banka e Shqiperise te mos i klasifikoje per provigjione kredite me probleme ka shume mundesi qe situata te permiresohet ndjeshem.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›