Pyongyang: Nga fillimi i dhjetorit Korea e Veriut mbyll kufirin me Jugun
Korea e Veriut ka njoftuar mbylljen e kufijve me Korenë e Jugut nga fillimi i dhjetorit dhe ka akuzuar Seulin për ndjekjen e një politike konfliktuale ndaj saj.
“Korea e Veriut synon të limitojë në mënyrë rigoroze dhe të bllokojë cdo kalim përmes kufirit”- lexohet në një deklaratë të shpërndarë sot nga agjensia KCNA.
“Autoritetet nuk duhet të harrojnë që marrëdhëniet aktuale gjenden në një pikë shumë kritike, mes ekzistencës ose thyerjes totale”- deklarohet më tej.
Vendimi që është bërë i njohur edhe përmes medias, mësohet se i është bërë i ditur ushtarakëve të Koresë së Jugut përmes telefonit.
Vendimi, sqarohet më tej është marrë si një formë kundërshtimi për mungesën e mbajtjes së raporteve mes palëve në respektim të marrëveshjeve të bëra në parë.
Pas këtij vendimi ka reaguar Korea e Jugut, duke e cilësuar atë si të pavend. Deklarata është bërë nga zëdhënësi Kim Ho Nyoun, sipas të cilit nëse një gjë e tillë do të bëhet fakt i kryer atëherë gjithë kjo do të kishte një impakt shumë negativ për përmirësimin e marrëdhënieve interkoreane.