E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juristja nuk pranon pajtim me ministrin

Tirane - Studentja kandidate per Magjistrature nuk pranon pajtimin me ministrin e Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe me drejtoreshen e shkolles. Deshton seanca e zhvilluar dje qe linte ne dispozicion te paleve mundesine per marreveshje ne lidhje me padine per demshperblim moral nga Rudina Murataj, e cila akuzon kreret e komisionit te Magjistratures se e kane fyer dhe hequr te drejten e studimit. Ne keto kushte, avokati mbrojtes i ministrit Alibeaj, argumentoi te gjyqtari i ceshtjes, Sokol Tona, qe te vecohej ceshtja, pasi ministri nuk mund te gjykohet nga Gjykata e Shkalles se Pare, por nga Gjykata e Larte. Nderkohe qe gjykata ne lidhje me kete kerkese do te shprehet ne seancen e radhes. Rudina Murataj e ka paditur ministrin e Drejtesise dhe drejtorine e shkolles se Magjistratures nen akuzen e fyerjes dhe kerkon 50 mije euro demshperblim.
R.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›