E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSU, të afërmit japin gjak në korridor

 

Banka e gjakut në spitalin “Nënë Tereza” i pret me këmbët e para dhuruesit familjarë e vullnetarë. Ndonëse shërbimi ka më shumë se 5 dhoma, të cilat rrinë bosh, analizat e personave që duhet të japin gjak për të afërmit e tyre bëhen në korridor. As më shumë e as më pak, por që në hyrje të godinës. Një tavolinë hekuri primitive është vendosur aty dhe dhuruesve u bëhen analizat paraprake për të përcaktuar se ç’grup gjaku kanë, si dhe u merren kampionet, të cilët analizohen nëse kanë ndonjë sëmundje apo jo. Çuditërisht në vend të një shpjegimi nga bluzat e bardha që kryejnë këto ekzaminime arritëm të merrnim vetëm indiferentizëm dhe prepotencë. Nga pamja që të servirej në bankën e gjakut, edhe për materialet me të cilat kryheshin analizat mund të vihej fare mirë pikëpyetja, nëse janë sterile apo prej tyre mund të marrësh ndonjë infeksion. Kjo, në një kohë që promovimi i gjakut është kthyer në temë të ditës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›