E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliklinikat, 35% e pacientëve para “nën dorë”

 

Pagesa nën dorë për shërbimin, mungesa të aparaturave dhe ambiente jo të përshtatshme për kryerjen e vizitave ndaj pacientëve. Këto janë përfundimet e studimit të kryer nga “Qendra shqiptare për barazi në kujdes shëndetësor” në poliklinikat e kryeqytetit. Nga të dhënat rezulton se mbi 35% e qytetarëve kanë pranuar se kanë paguar nën dorë për vizitat mjekësore, që kanë bërë në qendrat shëndetësore. Veç kësaj, vihet re se është kthyer tashmë në mentalitet për popullatën, ideja se po nuk paguan, nuk marrin shërbimin e merituar. Sakaq mbi 60% e të intervistuarve në secilën qendër mendojnë së aparaturat nuk janë fort të përshtatshme për kryerjen e diagnostikimeve, ndërsa 16% e tyre i konsiderojnë ato aspak efektive. Kjo vlen edhe për qendrat shëndetësore të rikonstruktuara, tek të cilat investimet për aparaturat nuk janë në nivelin e duhur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›