E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT : Reagojnë mjekët pas sulmit ndaj kirurgut dje

 

Mjekët e shërbimeve të kirurgjisë e kanë cilësuar sulmin ndaj mjekut Ali Refatllari si një akt kriminal dhe të paramenduar. Ata kanë reaguar një ditë pas plagosjes që iu bë kolegut të tyre në ambientet e spitalit, duke thënë se po dhunohet jeta dhe dinjiteti i të gjithë personelit mjekësor. Sipas tyre ky rast nuk ishte as spontan, as i izoluar dhe as i papritur, por rrjedhojë e një opinioni abuziv të krijuar ndaj bluzave të bardha. Shefi i pavionit të kardio-kirurgjisë në QSUT është qëlluar disa herë nga Arben Strazimiri 35 vjeç për hakmarrje pasi një i afërm i tij kishte humbur jetën në spital. Pas arrestimit policia deklaroi se autori i krimit me të meta mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›