E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rice : Kosova duhet të lejohet të jetë shtet i pavarur.

 

Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice u shpreh sot se pavarsia e Kosovës do të çojë në stabilitetin e mëtejshëm në Ballkan, duke treguar kështu qëndrimin që mban Washngtoni lidhur m këtë çështje. Ne dëshirojmë një Ballkan stabël, ka thënë ajo dhe serbët duhet ta kuptojnë se kanë miq të mirë në SHBA, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e saj gjerman, Frank Walter Steinmeier. Edhe ky i fundit ka mbështetur pohimin e zonjës Rice. Sipas tij stabiliteti në Kosovë ka një rëndësi qënësore dhe kur flitet për Ballkanin perendimor kjo nuk është një punë e lehtë. Veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve parlametare në Serbi, kur nacionalistët do të mundohen të përqëndrohen në këtë çështje. Shpresoj se kjo ide nuk do të materializohet "- tha Steinmeier.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›