Braçe: Berisha përgjegjës i kaosit të pronave në jug.
'Kryeministri Sali Berisha është përgjegjës i kaosit që ka përfshirë bregdetin e jugut të vendit për shkak të korrupsionit me pronat. " Kështu është shprehur nënkryetari i grupit kuvendor Erjon Braçe, sipas të cilit agjencitë lokale të qeverisë po japin akte pronësie të pavërteta. Ai tha se rehabilitimi i bregdetit po kthehet në një konflikt qeveri-qytetarë dhe se kryeministri po hakmerret ndaj jugut për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.