E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, ne nje vit 10 transplante te veshkes

Mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" pas eksperiences se pare te transplantit te veshkes, e cila doli e suksesshme, jane te gatshem te kryejne nga nje operacion cdo muaj. Kjo eshte konfirmuar nga vete mjeket, qe kane pohuar se per ta kryerja e transplantit tashme, eshte njelloj sikurse edhe operacionet e tjera. "Cdo muaj kemi menduar qe te kryejme nga nje nderhyrje, kjo per t'u ardhur ne ndihme pacienteve te cilet vuajne nga veshkat dhe pikerisht ata qe iu kane dale nga funksioni", kane pohuar mjeket nefrologe ne QSUT. Transplanti i dyte i veshkave ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te kryhet ne fund te muajit maj. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shendetesise. Edhe kete here, pacienti qe do te kryeje nderhyrjen do te jete rreth te 20-ave. Dhuruesi i organit te veshkes do te jete nje prind. Te gjitha analizat e nevojshme, kontrollet dhe ekzaminimet jane kryer dhe mjeket te cilet do te kryejne nderhyrjen, tashme jane gati. Po ashtu dhe ndihma e asistenca e mjekeve italiane, do te jete e pranishme gjate kesaj nderhyrjeje. "Salla e operacionit, mjeket, ekipi nga Itali dhe pacienti se bashku me dhuruesin, do te jene gati ne fund te muajit maj per te kryer nderhyrjen e dyte kirurgjikale te transplantimit te veshkes", ka pohuar Bardh Spahia, sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Shendetesise. Sipas tij, operacioni do te realizohet nga mjeket shqiptare, me asistencen e specialisteve te huaj. Deri ne fund te vitit 2009 do te realizohen edhe gjashte nderhyrje te tjera. Sipas Spahise, javen e ardhshme mjeket shqiptare do te ndjekin punimet shkencore ne Konferencen Evropiane te Nefrologjise. Nderkohe qe transplanti i pare i veshkes ne nje spital shteteror ne vendin tone, u krye ne 25 mars nen asistencen e mjekeve shqiptare dhe atyre italiane. Perfituesja e ketij, transplanti ishte nje vajze 18- vjecare nga Korca, Matilda Gode dhe dhuruesi ishte babai i saj.

Projekti

Transplantet e veshkave ne vendin tone, jane arritur permes nje projekti te Ministrise se Shendetesise dhe projektit INTERREG 3. Fillimisht u be kualifikimi i mjekeve ne Itali, me pas kryerja e nje transplanti ne QSUT.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›