QSUT, 80 raste cdo vit me leucemi
Ne pavijonin e hematologjise cdo vit paraqiten 80 raste te reja me leucemi, por ajo qe mbetet shqetesuese eshte se shumica prej tyre, nuk mund te shpetoje nga kjo semundje. Te dhenat jane bere publike nga shefi i ketij sherbimi, Pal Xhumari gjate nje takimi te zhvilluar dje me kolege franceze. "Semundjet malinje te gjakut, nuk kane shpeshtesi ne vendin tone, por rendesia e tyre eshte se jane semundje te renda, te cilat me gjithe zhvillimet e medha ne mjekesi, nuk shkojne mire. Raste te tilla numerohen rreth 80 cdo vit", eshte shprehur gjate fjales se tij Xhumari. Sipas tij, e rendesishme eshte se kete vit ne listen e barnave te rimbursueshme, eshte perfshire nje medikament qe sherben per te sheruar nje semundje malinje te gjakut. Kurse mjeket franceze kane prezantuar programin kombetar te luftes kunder kancerit dhe semundjeve malinje te gjakut ne France, qe perfshin fusha te ndryshme, qe nga informimi i publikut, promocioni, zbulimet e hershme te ketyre semundjeve. "Ky eshte nje problem shume i rendesishem i shendetit publik dhe sa me pare te zbulohen ato, aq me mire sherohen" ka pohuar Iris Papa, doktoreshe e shkencave te biologjise dhe punonjese ne Institutin Kombetar te Kancerit ne France. Por, thelbi i ketij takimi, ka qene bashkepunimi i dy shteteve ne fushen e hematologjise. President i Grupit te Kancerit te Gjirit ne Institutin Kombetar te Kancerit te Frances, Ksavier Pivo, u shpreh se bashkepunimi mes dy vendeve do te jete jo vetem shkencor, por gjithashtu duhet te vazhdoje dhe ne fusha te tjera universitare akademike. Nje tjeter fushe bashkepunimi eshte dhe ai mjekesor me transferte teknologjie, per te permiresuar marrjen ne ngarkim te ketyre semundjeve.