E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri i Punes jep numrin e tij

Shtepia e femijes "Zyber Hallulli" ne Tirane ka qene vizita e pare zyrtare qe ka kryer ministri i ri i punes Viktor Gumi, disa dite pas emerimit ne kete post. Ne diten kombetare te jetimeve, ministri Gumi u ka premtuar femijeve jetime mbeshtetjen e tij te plote duke i ofruar numrin e tij te celularit per cdo ankese ne lidhje me sherbimin qe ofron institucioni. "Ndryshimi i madh do te vije ne kater vitet e ardhshem ku ju do te jeni epiqendra e punes se Ministrise se Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Perpara jush do te jete numri i telefonit te Ministrit te Punes, me qellim qe ta merrni ate ne cdo kohe dhe ne cdo moment per te bere me dije shqetesimet, por edhe kerkesat tuaja" eshte shprehur gjate fjales se tij, Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Viktor Gumi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›