Rruga e vjeter kapet ne Durres trajleri me 110 kg marijuane per ne Zvicer

Hetimi droga u nis nga Maqedonia per ne Zvicer. Narkotiku ishte fshehur ne dopio-tavanin e kamionit
Kane menduar se do tia hidhnin lehtesisht nepermjet Rruges se vjeter me drogen e fshehur ne dopio-tavanin e trajlerit me destinacion Zvicren. Por nje super-operacion i policise i koduar me te njejtin emer ka paralizuar kete here trafikun nderkombetar te droges duke bere te mundur arrestimin e autoreve te saj dhe sekuestrimin e autoreve. Lajmi eshte konfirmuar nje dite me pare nga te dhena zyrtare te Policise se Shtetit sipas te cilave ne pranga jane vene gjashte persona nga Maqedonia dhe Kosova si dhe nje shtetas zviceran te cileve iu gjet e iu sekuestrua ne nje kamion tip trajler maqedonas nje sasi prej 110 kilogramesh lende narkotike e llojit marijuane. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se sasia e narkotikut u gjet e fshehur ne dopio-tavanin e kamionit ndersa dyshohet se droga ishte ngarkuar ne Maqedoni dhe kishte per destinacion final Zvicren pas kalimit te saj permes Italise atje dhe ku jetojne aktualisht disa nga personat e arrestuar.
Operacioni
Informacionet e shtetit zviceran ne lidhje me nje trafik nderkombetar droge me kalim transit vendin tone ka bere qe autoritet e policise shqiptare te perveshin menget per te zbuluar burimin e tij. Ne te vertete hetimet intensive te eksperteve te Departamentit kunder Krimit te Organizuar dhe Krimeve te Renda ne bashkepunim me Prokurorine per Krimet e Renda Drejtorite e Policise ne Qarqet Durres Kukes Tirane si dhe me autoritetet zvicerane pas nje hetimi te gjate kane mundur te finalizojne me sukses oret e vona te se henes operacionin nderkombetar te koduar Rruga e vjeter. Te dhena zyrtare nga Policia e Shtetit ben me dije dje se si rezultat i ketij operacioni ne oren 2100 te dy diteve me pare ne Portin e Durresit u gjet dhe u sekuestrua nje sasi prej 110 kg lende narkotike e dyshuar marijuane e fshehur ne nje kamion me targa SK 751 UL dhe SK 858 TR qe drejtohej nga maqedonasi Goran Zhivkovikj. Pas arrestimit te tij ne baze te urdhrave te ndalimit te Prokurorise per Krimet e Renda policia beri te mundur edhe arrestimin e pese bashkepunetoreve te tjere ne kete rrejt nderkombetar trafiku droge.
Hetimi
Ne baze te hetimeve te deritanishme te kryera nga strukturat e mesiperme kjo sasi lende narkotike do te imbarkohej ne tragetin e linjes Durres-Bari me destinacion final Zvicren ku do te kalonte fillimisht permes shtetit Italian. Nderkohe pas arrestimit te drejtuesit te trajlerit maqedonas policia beri te munduredhe arrestimin e bashkepunetoreve te tjere te tij Bashkim Elshani 35 vjec lindur ne Peqan Kosove banues ne Zvicer Burim Dervishaj 30 vjec nga Gllogjani Kosove Flurim Elshani 34 vjec nga Peqani Kosove Murat Osmanaj 30 vjec nga Kosova si dhe Aldo Morini 54 vjec shtetas zviceran. Referuar hetimit te deritanishem te policise per kete operacion mesohet se sasia prej 110 kg marijuane u gjet e fshehur ne dopio-tavanin e kamionit te mallrave qe priste ne radhe te kalonte doganen e portit te Durresit per te kaluar me pas ne Itali ku prej andej ne Zvicer. Pas arrestimit te gjashte autoreve te implikuar policia sqaroi se arrestimi dhe ndalimi i tyre u be pasi akuzohen per kryerjen e vepres penale te Trafikimit te narkotikeve e kryer ne bashkepunim ndersa materialet ne ngarkim te ketyre shtetasve i kaluan Prokurorise per Krime te Renda Tirane per veprime te metejshme procedurale.
Te arrestuar
Goran Zhivkovikj 38 vjec nga Shkupi Maqedoni drejtuesi i trajlerit
Bashkim Elshani 35 vjec lindur ne Peqan Kosove banues ne Zvicer
Burim Dervishaj 30 vjec nga Gllogjani Kosove
Flurim Elshani 34 vjec nga Peqani Kosove
Murat Osmanaj 30 vjec nga Kosova
Aldo Morini 54 vjec shtetas zviceran
Sekuestruar
110 kg lende narkotike e dyshuar marijuane
Kamioni me targa SK 751 UL dheSK 858TR