Gjykate Kushtetuese kryegjyqtari i Sarandes ankimon ligjin e Gjendjes Civile

Padia kerkohet papajtueshmeri per dispoziten ku flitet per kombesine. Iniciativa pas numrit te larte te kerkesave ne gjykatat e jugut per ndryshim kombesie
Kreu i Gjykates se Sarandes Alltun Cela ankimon ne Gjykaten Kushtetuese ligjin per Gjendjen Civile konkretisht dispoziten ku flitet per kombesine. Kjo iniciative eshte marre pas rritjes se numrit te kerkesave ne gjykata per ndryshim kombesie nga shqiptare ne greke. Referuar padise se depozituar ne gjykate ne ligjin numer 10129 date 11.5.2009 per Gjendjen Civile elementi kombesi eshte percaktuar si element perberes i gjendjes civile te nje shtetasi shqiptar duke detyruar ne kete menyre cdo shtetas qe te deklaroje kombesine e tij e cila detyrimisht duhet te perfshihet si element perberes i gjendjes civile. Sipas kryegjyqtarit te Sarandes Cela me vendosjen e ketij rregullimi ligjor ligji nr. 10129 per Gjendjen Civile ne kundershtim me percaktimin e nje dispozite kushtetuese ka vendosur detyrimin qe kombesia si perkatesi etnike e nje personi te evidentohet ne regjistrat e gjendjes civile. Ne kerkesen drejtuar Gjykates Kushtetuese per te nxjerre si antikushtetues nje pjese te ligjit per Gjendjen Civile kreu i gjykates se Sarandes i referohet nenit 20 te Kushtetutes per pakicat kombetare ku thuhet shprehimisht se 1. Personat qe u perkasin pakicave kombetare ushtrojne ne barazi te plote para ligjit te drejtat dhe lirite e tyre. 2. Ata kane te drejte te shprehin lirisht pa u ndaluar as detyruar perkatesine e tyre etnike kulturore fetare e gjuhesore. Ata kane te drejte ti ruajne e zhvillojne ato te mesojne dhe te mesohen ne gjuhen e tyre amtare si dhe te bashkohen ne organizata e shoqata per mbrojtjen e interesave dhe te identitetit te tyre. Nderkohe gjyqtari Alltun Cela pretendon se ligji per Gjendjen Civile i vitit 2009 i detyron qytetaret ndryshe nga sa percakton Kushtetuta te deklarojne etnine e tyre. Pikerisht ne nenin 6 te ligjit per Gjendjen Civile thuhet Perberesit e gjendjes civile jane emri mbiemri numri i identitetit datelindja vendlindja gjinia shtetesia raportet e atesise e amesise gjendja civile kombesia vdekja shpallja i/e zhdukur vendbanimi vendqendrimi dhe fakte te tjera qe jane parashikuar me ligj. Duke iu referuar ketij ligji gjyqtari Cela thekson ne kerkesen e tij drejtuar Gjykates Kushtetuese se ashtu sikurse eshte pranuar tashme nga jurisprudenca qytetaret nuk mund te detyrohen te deklarojne perkatesine e tyre fetare ne te njejten menyre ata nuk mund te detyrohen qe te deklarojne perkatesine e tyre etnike kulturore apo gjuhesore dhe cdo ligj qe merr persiper nje detyrim te tille eshte antikushtetues dhe duhet te deklarohet si i tille.
Padia
Kryetari i Gjykates se Sarandes mori shkas nga nje proces gjyqesor te inicuar ne kete gjykate mes Vasillaq e Violeta Kocaleni si pale paditese dhe Zyra e gjendjes Civile e Rrethit Sarande pale e paditur. Moter e vella kerkojne deklarimin e pavlefshem te lindjeve ne lidhje me perberesin e kombesise se paditesve duke kryer ndryshimin e perberesit te kombesise ne regjistrat e paleve te paditura nga Shqiptare ne Greke duke qene se eshte bere ne kundershtim me ligjin dhe duke qene se eshte deshira jone. Gjykata e Sarandes ka vendosur pezullimin e shqyrtimit te ceshtjes duke konstatuar se ligji nr. 10129 date 11.5.2009 Per Gjendjen Civile eshte i papajtueshem me Kushtetuten ne disa dispozita te tij e me konkretisht sa i perket termit kombesia dhe kombesia ne perputhje me kombesine e prinderve te percaktuar ne nenin 42sect2 germa e si dhe te nenit 58 te tij. Gjykata ka vendosur ta parashtroje para Gjykates Kushtetuese kete ligj si institucioni qe ka kompetencen kushtetuese per te marre nje vendim ne lidhje me papajtueshmerine e ketij ligji me Kushtetuten.
Precedenti
Kryegjyqtari i Sarandes ne padine e tij merr si precedent edhe nje vendim te Gjykates se Larte per ceshtjen Mali Josifi kunder Gjendjes Civile Korce dhe Zyra e Gjendjes Civile e Rrethit Kolonje Vendimi nr. 00-2010-960 260 date 7.6.2010 ku rregulli i pergjithshem eshte se kombesia e marre nga prinderit me kombesi te njejte apo e vendosur me marreveshje te prinderve me kombesi te ndryshme nuk mund te ndryshohet. E drejta e zgjedhjes se kombesise se njerit prej prinderve kur femija behet madhor eshte nje e drejte e cila i lind vetem ne ato raste kur vertetohet se kombesia e femijes eshte caktuar perkohesisht. Pra sipas gjyqtarit Cela ashtu sic ka parashikuar ligji dhe ka interpretuar Gjykata e Larte kombesia qe mund te ndryshohet eshte vetem ajo e perkohshme dhe ne rastet e tjera ligjore te gabimeve apo pasaktesive ne regjister te kombesise se shtetasit apo prinderve. Gjyqtari Cela konstaton ne objekt padine e tij se ligji krijon pabarazi ne trajtimin te shtetasve te cilet kane lindur perpara hyrjes ne fuqi te tij. Nje trajtim i tille ligjor jo vetem qe krijon pabarazi pa asnje justifikim por bie ne kundershtim dhe me interpretimin e GJEDNJ-se ne rastin e sipercituar pasi per personat e lindur para viti 2002 barra e proves jo vetem qe eshte shume e larte por per ta eshte e pamundur te provojne kombesine e tyre. Ne kete menyre ligji krijon pabarazi ne trajtimin te shtetasve te cilet kane lindur perpara hyrjes ne fuqi te tij te cileve perpara ligjit te vitit 2002 nuk i percaktohej asnje kombesi e perkohshme por vetem kombesi e perhershme dhe atyre qe kane lindur pas hyrjes ne fuqi te ketij ligji megjithese mund te jene edhe ne kushte absolutisht te barabarta p.sh. femije te prinderve te njejte vellezer dhe motra. Pabarazia ne trajtim duke mos i dhene te drejten e zgjedhjes se kombesise disa personave vetem per shkak se ata kane lindur me para si dhe zgjedhja e ligjit per te mos e trajtuar situaten e ketyre subjekteve eshte antikushtetuese neni 18 dhe 20 i Kushtetutes. Per me teper ata shtetas qe kane lindur perpara hyrjes ne fuqi te ligjit edhe atij te shfuqizuar te vitit 2002 nuk kane asnje mundesi te provojne perpara gjykates pretendimet e tyre pasi ata nuk kane nje kombesi te perkohshme ndersa ata te lindur pas hyrjes ne fuqi te ligjit te vitit 2002 te cilet kane nje kombesi te shenuar te perkohshme kane nuk kane asnje detyrim per te provuar kombesine e tyre pasi mund te zgjedhin secilen nga kombesite e prinderve. GJEDNJ eshte shprehur se menyra se si nje shtet percakton identitetin etnik te nje individi perfshihet ne fushen e aplikimit te garancive qe ofron neni 8 i KEDNJ-se por ajo nuk pranon tezen sipas te ciles individet duhej te kene te drejten te deklarojne dhe te shenojne ne regjister identitetin etnik qe ata konsiderojne se i perkasin pa ofruar prova te ketij identiteti. Sipas ketij vendimi autoriteteve shteterore iu njihet e drejta qe te kerkojne nga individet prova objektive te etnise ne rast te kundert ato mund te refuzojne kerkesen per regjistrim te saj. Objekt-padia i eshte derguar per dijeni dhe Kuvendit Keshillit te Ministrave dhe paleve ne proces gjyqesor ne gjykaten e Sarandes.