Presidencialet në Francë, kandidatët mbyllin fushatën
FRANCË- Sot është dita e fundit e fushatës në Francë, e cila i prin raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, që do të zhvillohet të dielën.
Në garë janë dhjetë kandidatë, por vetëm dy nga ata do të shkojnë në balotazhin e 6 majit. Sondazhet e opinionit tregojnë presidentin në fuqi, Nikolas Sarkozi, në garë të ngushtë, e madje edhe prapa kandidatit socialist, Fransua Holand. A
nalistët thonë se apatia e votuesve francezë është shumë e lartë. Sipas tyre, një në tre qytetarë me të drejtë vote ka thënë se nuk do të votojë në zgjedhjet e së dielës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)