Reformë e thellë ligjore në kuadër të NATO-s

Qëllimi i kësaj konference është shkëmbimi i eksperiencës në fushën e legjislacionit mbi çështjet ligjore të ngritura, për zgjidhjet e ofruara, për trendin e marrëveshjeve ndërkombëtare, si dhe për një gamë të gjerë çështjesh të ndryshme që lidhen me rolin e këshilltarëve ligjorë në këtë organizatë politiko-ushtarake.
“Pavarësisht tronditjeve që ndodhën në sistemin ndërkombëtar me mbarimin e Luftës së Ftohtë, dhe dyshimeve të ngritura rreth rolit NATO-s, e vërteta është që roli i Aleancës jo vetëm nuk është zbehur, por është forcuar. NATO sot mbulon një hapësirë më të gjerë sigurie, dhe është garante e respektimit të vlerave themelore të njerëzimit në zonën e saj të sigurisë e përtej saj, dhe është një magnet tërheqës për vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e klubit më të madh të sigurisë të kohës sonë”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Arben Imami gjatë fjalës së mbajtur.
Duke folur për rrugëtimin e Shqipërisë deri në anëtarësimin në NATO, Imami theksoi se aplikimi i Shqipërisë në vitin 1994 për t’u anëtarësuar në NATO, si vendi i parë që doli nga blloku komunist, nuk është rastësor. Me theks të veçantë, ministri ka nënvizuar rolin që kanë reformat dhe në këtë kontekst të komunitetit të juristëve. “Sigurisht asnjë reformë e këtij lloji nuk mund të arrihet pa kontributin e vyer të komunitetit të juristëve, reforma të tilla arrihen nëpërmjet hartimit të legjislacionit përkatës, i cili mundëson zhvillime pozitive në shoqëritë ku jetojmë. Nëpërmjet reformave ligjore të kryera para anëtarësimit në NATO, ne arritëm të plotësonim kërkesat kryesore të Aleancës për bashkëpunim në kohën e duhur e cilësinë e duhur.
Në bashkëpunim më këshilltarët ligjor të NATO-s ne arritëm t’u japim zgjidhje problematikave tona në lidhje me heqjen e pengesave kushtetuese e ligjore për përmbushjen me sukses të misionit të Aleancës”, është shprehur Imami. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, nënvizoi ai, po përgatit një reformë të thellë ligjore. Në përfundim të saj kjo reformë do të plotësojë objektivin për të bërë mbrojtjen kombëtare të zgjuar, nëpërmjet uljes së kostove të panevojshme, rritjes së performancës, përcaktimit të qartë të kompetencave, dhe forcimit të disiplinës dhe sistemit të motivimit. Elementët kryesor të reformës do të gjejnë mishërim në dispozita të veçanta të projektligjit që do të propozohet për miratim deri në fund të këtij viti nga Ministria e Mbrojtjes.
Duke iu kthyer dhe një herë temës së Konferencës, ministri Imami theksoi se, Shqipëria sot ka bashkëpunim të ngushtë jo vetëm me vende të Aleancës, por zhvillon e mban raporte me shumë vende të tjera të rajonit apo edhe me gjerë në kuadër të bashkëpunimit bilateral, multilateral apo iniciativave të ndryshme të përbashkëta. Ndër to mund të përmendim, iniciativën US-Adriatic Charter, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme në plotësimin e parakushteve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO.
Organizimi i kësaj konference të rëndësishme në Tiranë në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së shtetit shqiptar është një tregues i rolit aktiv që luan Shqipëria brenda Aleancës dhe rëndësisë së madhe që i jep aleanca ligjshmërisë së veprimtarisë së saj. Gjetjet dhe rekomandimet që do të dalin nga konferenca do t’i shërbejnë në vijimësi Aleancës për kryerjen e misionit të saj në përputhje me legjislacionin ndërkombëtar, si dhe për përmirësimin e praktikave dhe akteve ligjore kombëtare apo ndërkombëtare. Konferenca e 6-të Ligjore e NATO-s i përfundon punimet me datë 28 shtator 2012. /Start/
2012-09-25 15:39