Urbanët në Tiranë, rritet 50% çmimi i biletave dhe aboneve
Çmimi i biletave dhe i aboneve të transportit urban në kryeqytet pritet që të rritet me 50 për qind. Pra, biletat nga 20 lekë do të kushtojnë 30 lekë të reja. Po kështu edhe abonetë e përgjithshme nga 800 lekë do të fillojnë shumë shpejt të shiten me 1200 lekë të reja. Vulën përfundimtare të këtyre tarifave do ta vendosë Ministria e Financave brenda pak ditëve.
Ky është rezultati final i negociatave mes Shoqatës së Transportit Urban në kryeqytet dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Transportit dhe Punëve Publike. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës, që mësohet se kanë lobuar në favor të Shoqatës së Urbanëve.
Marrja e një premtimi të tillë nga ana e qeverisë e ka bërë Shoqatën e Transportit Urban në kryeqytet që të fillojë shpërndarjen e aboneve për qytetarët, të bllokuara që prej datës 1 maj. Sipas sekretarit të kësaj shoqate, Kujtim Hyka, vendimi për hedhjen në treg të aboneve dhe njohjen e librezave të invalidëve u mundësua vetëm pas marrjes së premtimit për rishikim të projektligjit për tarifat e biletave dhe aboneve.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit zyrtarë të Ministrisë së Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit bëjnë të ditur se nuk është përcaktuar ende një afat se kur do të realizohet ky ndryshim i çmimit të biletave dhe aboneve, pasi pritet edhe mendimi i institucionit të Financave. Megjithatë, duke ju referuar të njëjtave burime zyrtare, mësohet se ndryshimi i projektligjit do të bëhet shumë shpejt, të paktën siç është rënë dakord në takimin mes palëve. Kjo me qëllim për të normalizuar situatën e krijuar pas kërcënimeve të herëpashershme për ndërprerje të punës dhe bllokim të aboneve nga ana e Shoqatës së Transportit Urban. Këto pretendime kanë nisur që prej nëntorit të vitit të kaluar, duke u shoqëruar thuajse çdo muaj me deklarata publike dhe veprime konkrete të bllokimit të aboneve në pikat e shitjes, apo mosnjohjen e librezave të llojeve të ndryshme.
Kërkesat e drejtuesve të kësaj shoqate kanë qenë disa herë më të larta lidhur me rritjen e këtyre tarifave. Ata kanë kërkuar pranë autoriteteve të Ministrisë së Transportit dyfishimin e çmimit të biletave dhe të aboneve, si dhe subvencionimin e plotë nga ana e shtetit të librezave të invalidëve dhe kategorive të personave të tjerë, që përfitojnë me ligj, transport urban falas.
Por, ndërsa drejtuesit e kësaj shoqate duket se kanë mbetur të kënaqur edhe me këtë rritje të tarifave në masën 50 për qind, krejt ndryshe shprehen vetë qytetarët. Këta të fundit pohojnë se nuk do të jenë të aftë që të përballojnë edhe këto rritje çmimesh të biletave dhe aboneve, në një kohë që pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre shkon për të mbuluar shpenzimet e ushqimit. Madje, po të llogaritet fakti se një person detyrohet të udhëtojë disa herë gjatë ditës me linjat urbane, kostoja shumëfishohet.
E pavarësisht listës së gjatë të kërkesave të pronarëve të autobusëve urbanë në Tiranë, prej tyre nuk bëhet e ditur se cili do të jetë përmirësimi i këtij shërbimi për qytetarët. Kjo për faktin se gjatë orareve të një fluksi të madh udhëtarësh si paradite, në mesditë apo mbrëmjeve, të gjithë detyrohen të udhëtojnë në kushte shumë larg minimales së pranueshme. Gjithashtu, në të gjithë autobusët e 11 linjave të shërbimit të urbanëve në kryeqytet mungon sistemi i kondicionimit apo ajrimit. Një gjë e tillë bën që në dimër udhëtarët "t‘i gëzohen" shtypjes kurriz më kurriz dhe në verë të pëlcasin, jo vetëm nga vapa, por edhe nga era e rëndë. Radhën për të kërkuar kushte më të mira shërbimi, pranë autoriteteve, tashmë e kanë shoqatat e mbrojtjes së konsumatorëve.