E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT, kardiologjia pa mjeke roje

Cdo kush duhet te parashikoje semundjet e zemres, kryesisht ato te infarkteve apo parainfrakteve dhe kjo per vete faktin se ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" nuk ka mjeke kirurge ne sherbimin e kardiologjise. Kjo do te thote se n.q.s semuresh nga zemra, pas ores 16:00 te pasdites dhe shkon ne sherbimin e kardiologjise ne QSUT nuk do te gjesh asnje mjek kirurg. E shumta mund te jete vetem nje specializant, te cilin e kane lene per te bere mjeke roje. Kjo sepse mjeket kirurge te kardiologjise jane cliruar nga detyrimi per te qene mjeke roje, sipas nje grafiku te caktuar. Propozimi eshte bere nga vete mjeket e ketij sherbimi, ndersa mesohet se kane marre miratimin edhe nga drejtoria.

Orari

Vendosja e ketij rregulli te ri ne pavijonin e kardiologjise, ka bere qe mjeket kirurge te qendrojne ne ambientet e spitalit deri ne oren 16:00. Pas kesaj i gjithe ky sherbim lihet pothuajse bosh. Kjo sepse, ne baze te nje rregulloreje te re te ketij pavijoni, mjekeve kirurge iu hiqet e drejta per te qendruar, sipas nje grafiku te caktuar, mjeke roje pas mbarimit te 8-oreshit te punes. Ne fakt ka qene kjo nje kerkese e vete stafit mjekesor te ketij sherbimi, te cilet e kane quajtur te padrejte qe ata te bejne edhe mjekun roje. Ata e kane depozituar kerkesen prane Drejtorise se QSUT-se, qe me sa duket e ka quajtur te drejte pretendimin e kirurgeve te kardiologjise dhe ka miratuar propozimin e tyre. Keshtu qe per te gjithe ata qe vuajne nga semundjet e zemres, nese i kap ndonje krize pas ores 16:00 e kane te kote te shkojne ne QSUT, pasi aty do te gjejne vetem specializantet. Ne fakt edhe mjeket specializante perfshihen ne grafikun e mjekut roje, por zakonisht ata i lene gjate diteve te javes qe te mos jene vetem. Pasi duke qene ende specializante, ata e kane te veshtire te ndermarrin nje nderhyrje kirurgjikale, pa pasur nje kirurg te vjeter mbi koke, nese ka ndonje rast urgjence.

Ndryshimi

Duket se kjo eshte nje metode e vjeter qe luhet ne disa nga sherbimet e QSUT-se. Pasi edhe ne disa sherbime te tjera, ne listat e mjekeve te rojes qe afishohen ne fundjave apo te ne dite festash jane pikerisht ata te specializanteve. Dhe menjehere pas kesaj rregulloreje te re, qe favorizon bluzat e bardha te kardiologjise, kane nisur edhe thashethemet. Koleget e tyre, por qe punojne ne klinikat e tjera te QSUT-se, thone se kjo nuk eshte gje tjeter vecse nje marreveshje e paster per te favorizuar klinikat private. Duke qene se pavijoni do te rrije zbuluar dhe nuk do te kete asnje mjek qe qendron pas orarit zyrtar, duhet se pacientet do te jene te detyruar te shkojne ne klinikat private. Kardiologjia eshte nje nder pavijonet, qe ka nje fluks te madh kerkesash gjate gjithe vitit. Madje ka aq shume, saqe ne shume raste, ne urgjencen e ketij sherbimi, nuk ka shtreter per te gjithe pacientet. Ketu vijne te marrin sherbimin edhe shqiptaret nga Kosova e Maqedonia.

8 Ore Pune do te kryejne tashme mjeket, kryesisht kirurget e kardiologjise dhe kjo pas heqjes se rojeve gjate diteve te javes, por edhe fundjaves. Do te jene specializantet ata qe do te mbulojne keto sherbime

3 Shtete Fqinje kurohen ne pavijonin e kardiologjise te Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", jane pikerisht pacientet nga Kosova, Maqedonia dhe pacientet e vendit tone te cilet perplasen ne kete dere

Dypunesimi

Heqja e mjekeve roje, ka favorizuar me shume mjeket te cilet jane te dypunesuar, ose qe kane edhe nje klinike private. Kjo do te thote se me mbarimin e orarit zyrtar si dhe gjate fundjaves, mund te punojne ne punen e tyre te dyte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›