E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alkooli, adoleshentet ne krye te listes

S.Isaku

Rritja e cmimit te alkoolit pritet te ule edhe konsumin e tij. Ky eshte nje nga propozimet e bera nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik, te cilet pohojne se adoleshentet jane ata qe konsumojne me shume keto pije. Sipas tyre, cmimet e uleta dhe ofrimi i pijeve per cdo moshe, ka bere qe numri i konsumatoreve te rritet nga viti ne vit. "Disa gota alkool ne dite brenda ose jashte ambienteve te shkolles, per adoleshentet shqiptare tashme po behet gjeja me e zakonshme. Ashtu si me duhanin njohja dhe konsumi i alkoolit i ka fillesat qe ne moshen 13 vjec, kryesisht ne klasen e tete" ka pohuar specialisti i Shendetit Publik, Roland Shuperka. Sipas tij ende nuk ka nje studim te mirefillte ne vendin tone qe te vertetoje se sa eshte numri i alkool piresve, por nga te dhenat paraprake rezulton se eshte i larte.

Studimi

Instituti i Shendetit Publik do te nise nje studim kombetar per sjelljet e te rinjve ndaj alkoolit. "Kete vit eshte parashikuar nisja e nje studimi kombetar, i cili do te perfshije nxenesit ne te gjitha shkollat e vendit. Kjo do te tregoje nivelin e konsumit ne shkollat e nivelit parauniversitar" ka pohuar Shuperka. Sipas tij, nje tjeter fakt qe eshte vene re ne vendin tone eshte edhe mungesa e informacionit ne tekste shkollore te arsimit parauniversitar. "Ne kerkojme nderhyrje ne keto kurrikula, per te shtuar informacionin mbi rreziqet qe ka konsumi i duhanit dhe alkoolit ne shendet, sidomos ne moshe te vogel. Nga ana tjeter ne bashkepunim dhe me Drejtorine e Policise se Tiranes, sektorin e te miturve, Ministria e Shendetesise pas kontrolleve te ushtruara ne baret dhe lokalet e kryeqytetit, do te kontrollojne dhe lokalet prane shkollave te mesme, aty ku mendohet se konsumi i alkoolit prej nxenesve eshte edhe me i madh.

Konsumi

Rreth 40 per qind e meshkujve ne moshe aktive dhe pikerisht asaj 25 deri ne 49 vjec jane alkool pires. Sipas nje studimi kombetar ka rezultuar se edhe 5 per qind e femrave ne vend parapelqejne te marrin alkool ne menyre sistematike. "Studimi ka treguar se rreth 2.1 per qind e popullsise ne rrethet kryesore te vendit, bejne pjese ne kategorine e alkool piresit te rende. Qytetet te cilat jane monitoruar kane qene Tirana, Durresi,Vlora, Shkodra dhe Elbasani" kane pohuar specialistet e ISHP-se. Konsumi i pijeve alkoolike mendohet se eshte pergjegjese per rreth 9 per qind te te gjithe peshes se semundjeve, duke rritur nder te tjera rrezikun per ceroze, hipertension, semundje te zemres, hemorragji cerebrale, kancer te gojes, faringut, ezofagut, stomakut, melcise

Kategorite

Shqiptaret konsumojne alkool, por brenda normave

Nenndarjet tregojne se 73 per qind e personave qe konsumojne alkool, e konsumojne ate brenda normave te lejuara dhe tek ta niveli i riskut nuk ekziston. Ne kategorine e dyte jane personat te cilet perdorin alkoolin, jashte normave te lejuara dhe per ta qe perbejne 9.5 per qind te popullsise, rekomandohet keshilla nga mjeku i familjes. Ndersa kategoria e trete ndonese me nje numer me te vogel riskun, tek 5.4 per qind e popullsise, te cilet shfaqin probleme me shendetin e tyre, per shkak te perdorimit te larte te alkoolit. Sipas studimit 2.1 per qind e popullsise qe perbehet nga alkool piresit e rende, eshte me e rriskuara.

2 mije Nxenes te shkollave te ndryshme te vendit, kryesisht te sistemit parauniversitar do te perfshihen ne studimin qe do te nise kete vit, nga Instituti i Shendetit Publik dhe Ministria e Shendetesise

73 % E popullsise

Nuk eshte e varur nga alkooli, kjo do te thote se e konsumojne ate brenda masave te lejuara qe nuk mund te shkaktojne probleme per shendetin. Nderkohe konsumi i tepert behet shkak per disa semundje

Tabela

40 % e meshkujve te rinj perdorin alkool

5 % e femrave te reja e konsumojne cdo dite

73 %e popullsise nuk eshte e varur nga alkooli

9.5 % e perdorin brenda normave te lejuara

5.4 % e popullsise shfaqin probleme shendetesore

2.1 % e popullsise eshte e dehur cdo dite

10 shtreter ka pavijoni per te alkoolizuarit ne QSUT

9% e semundjeve shkaktohen nga alkooli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›