E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, "zhduket" autoambulanca e urgjences, gati denoncimi

Inventari i kryer ne spitalin rajonal te Fierit, ka zbuluar se nga shtate automjete ambulance qe sherbejne per urgjencat e pacienteve, njera prej tyre nuk ekziston. Drejtuesit e ketij spitali jane vene ne kerkim se saj, duke bere edhe nje denoncim ne polici. Lajmi konfirmohet si nga drejtoresha e ketij spitali Najada Hajiqi, ashtu edhe nga drejtoresha ekonomike e ketij spitali Luljeta Zena. Burime nga administrata e spitalit te Fierit pohojne se spitali ka 8 automjete ambulance,qe sherbejne per urgjenca. "Shtate prej autoambulancave jane ne gjendje pune, nderkohe qe njera nuk ekziston. Ky automjet qe nuk ekziston ka pasur per shofer shtetasin Aleksander Pepa, i cili prej me se nje viti ka nderruar jete" kane pohuar burimet e ketij spitali. Ka qene inventari i kryer ne fund te vitit qe sapo lame pas, qe ka vene ne dukje zhdukjen e autoambulances nga ambientet e spitalit te Fierit. "Jam ne ndjeni te faktit se nje autoambulance nuk ekziston, dhe kjo eshte konstatuar prej inventarit qe u krye ne spitalin ku une drejtoj. Nuk jam njoftuar zyrtarisht por do te jete denoncimi qe do te kryhet ne polici, i cili do te zbardhe te verteten" ka pohuar drejtoresha e spitalit te Fierit.

Kerkesa

Ministria e Shendetesise eshte njoftuar muaj me pare per heqjen e kesaj autoambulance nga inventari i spitalit, pasi ishte e amortizuar dhe kishte nevoje per riparime. Por institucioni me i larte shendetesor nuk ka kthyer nje pergjigje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›