E Diel, 1 Nëntor 2026

ISKSH nis kontratat me farmacite, se shpejti edhe spitalet

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor ka miratuar kuotat e reja te kontratave qe lidhen mes ketij institucioni dhe farmacive, depove farmaceutike, qendrave shendetesore dhe spitaleve. Keto te fundit do te futen ne skemen e Sigurimeve Shendetesore, per here te pare pas nisjes se reformes. Kete vit kontratat me farmacite dhe depot farmaceutike jane permiresuar me tej sa i takon kontrollit te barnave, por duke pasur parasysh edhe kerkesat e sistemit farmaceutik. "Aktualisht eshte ne perfundim lidhja e kontratave ne te gjithe vendin, si per sa i takon farmacive ashtu edhe depove farmaceutike. Se shpejti do te miratohen kontratat e reja, me qendrat shendetesore si dhe ka nisur puna per percaktimin e detajeve te kontratave me spitalet, te cilat do te hartohen rishtazi" eshte shprehur zedhenesja e ISKSH-se, Etiola Kola. Sipas saj, farmacite duhet te sigurojne nje sere elementesh te rendesishem per zbatimin e kontratave. "Nuk lidhet kontrate me farmacite dhe agjencite farmaceutike, kur farmacise apo drejtuesit teknik dhe pronarit, i eshte zgjidhur kontrata ne me shume se nje here, per shkelje te ndryshme. Ne keto shkelje futen mungesa e faturave apo recetave, mungese te drejtuesit teknik apo farmacistit apo edhe proceseve gjyqesore qe mund te kene qene te hapura mes paleve" kane pohuar burimet zyrtare te ISKSH-se. Nderkohe, nese ndonje nga subjektet tregton barna pa pullen e sigurise, atehere nderpritet automatikisht kontrata.

Te dalesh deficit me medikamentet nese ke nje kontrate me ISKSH, atehere gjobitesh nga 300 deri ne 900 mije leke te reja. Por edhe ne rastet kur del me plus, perseri ISKSH ka te drejten e gjobes deri ne 200 mije lek, nderkohe qe per vitin e shkuar eshte apeluar me gjoba me te larta.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›