E Shtunë, 31 Tetor 2026

QSUT, katër grupe pune për hartimin e protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ilir Dashi, njoftoi sot se janë ngritur katër grupe pune që do të punojë për hartimin e protokolleve dhe udhërrëfyesve klinikë. “Ky është një aksion i madh, një detyrë e lënë nga Qeveria, që duhet të përfundojë brenda këtij viti”, tha Dashi. . Ndërsa drejtori i Qendrës Kombëtare të Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditit të Institucioneve Shëndetësore, Isuf Kalo, tha se për hartimin e protokolleve nuk mjafton vetëm eksperienca, por duhet të ketë edhe evidencë. “Për to duhet të zgjidhen disa modele të protokolleve, që duhet të përpunohen dhe përshtaten sipas sistemit tonë, në mënyrë që të jetë praktikë për t'u zbatuar”, deklaroi Kalo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›