Rruget e Tiranes, me korsi te dedikuara
Nis faza e pare e projektit per korsite e autobuseve, bicikletave dhe infrastrukturen per paraplegjiket
Pothuaj te gjitha rruget e Tiranes do te kene korsi te dedikuara. Lajmin e ka bere te ditur kryetari i bashkise se Tiranes, i cili dje prezantoi fazen e pare te projektit "Transporti multimodal, korsite e dedikuara dhe rritja e sigurise rrugore". Duke folur mbi rendesine e ketij projekti, i cili do te modernizoje me tutje infrastrukturen e levizjes ne kryeqytet, kryebashkiaku Rama tregoi se me vendosjen e korsive si dhe te sinjalistikes, do te ndryshojne shume gjera per mire. Thelbi eshte se do t'u jepet prioritet mjeteve publike te transportit.
Projekti
Faza e pare e projektit, parashikon sistemimin e kalimeve te kembesoreve ne kryqezime, ndaresit e trafikut si dhe vendkalimet pergjate akseve rrugore, duke marre ne konsiderate standardet qe kerkon levizja e njerezve me aftesi te kufizuara. Jane rreth 390 rampa (pllaka per te verbrit) qe do te ndertohen ne trotuare. Gjithashtu, eshte parashikuar edhe nje rikonceptim i 14 kryqezimeve per nje menaxhim me te mire te trafikut. Shembulli i ketij menaxhimi eshte edhe kryqezimi tek "Fakulteti i Inxhinierise se Ndertimit", duke mundesuar nje rimenaxhim te trafikut dhe flukseve te levizjes.
Projekti parashikon vendosjen e sinjaleve rrugore dhe elementeve te sigurise si, ndaresit plastike te korsise se rezervuar "Bus", korsia e bicikletes ne kryqezime do te jete e dallueshme, me ngjyre dhe e shoqeruar me sinjalizimin perkates, pergjate vazhdimesise se saj, sinjalet e ndricueshem dhe elektronike per levizjen kembesore, sinjalet elektronike per levizjen e mjeteve "Bus" dhe korsive te bicikletes, si dhe sinjalizimin tabelor e vijezimi perkates.
Cfare ndryshon
Zbatimi i ketij projekti do te kete nje impakt te rendesishem, kryesisht ne rritjen e shpejtesise mesatare te levizjes se mjeteve te sherbimit te transportit publik, gje qe ka nje impakt pozitiv ne rritjen e efikasitetit te sherbimit. Kjo do te sjelle per rrjedhoje, reduktim te trafikut me mjete private, me shume siguri, por edhe ulje te kostos se sherbimit. Gjithashtu impakt pozitiv do te kete projekti edhe ne me shume nderrime linjash e mundesi levizjeje, respektim te orareve te sherbimit si dhe respektim te frekuences. Kjo do te thote me pak aksidente dhe nje menaxhim me i mire i trafikut, duke mundesuar nje nderlidhje te masave te Masterplanit te Transportit. Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, tha se elementet multimodale kane filluar tek-tuk ne Tirane, por do te shtrihen pothuaj ne te gjitha rruget. "Korsite e dedikuara do te behen tashme pjese integrale e transportit, ne korsi te dedikuara per autobuset, ne korsi te dedikuara per bicikletat, ne korsi te cilat i japin perparesi atyre qe nuk perdorin transportin privat dhe njekohesisht me krijime hapesirash te ndermjetme qe lehtesojne edhe me shume kembesoret.
Transparenca 2009:
Transporti, nder tre prioritet me te rendesishme te bashkise
Transporti ne pergjithesi dhe transporti publik ne menyre te vecante, eshte nje nga tre prioritetet me kryesore te punes dhe investimeve te bashkise se Tiranes. Kete fakt e kane percaktuar vete qytetaret e Tiranes, mendimi i te cileve ndikon drejtperdrejt ne politikat e investimeve te bashkise se Tiranes, kur ne sondazhin e pervitshem publik "Transparenca per bashkine e Tiranes" e vitit te kaluar, votuan transportin publik, si prioritetin kryesor te tyre, krahas infrastruktures dhe gjelberimit. Per kete qellim, pergjate te gjithe vitit 2010, Bashkia e Tiranes do te vere ne zbatim dhe do t'i prezantoje qytetareve te Tiranes disa projekte te rendesishme, me ane te te cilave do te zbatoje ne terren Planin e Masave qe rekomandohen si zgjidhje te problemeve te transportit, nga Masterplani per Zhvillimin e Transportit te Qendrueshem per qytetin e Tiranes (2020). Ashtu sic u prezantua publikisht ne daten 18 Mars, nepermjet "Masterplanit te Zhvillimit te Qendrueshem te Transportit per qytetin e Tiranes", me ane te tij, bashkia e Tiranes ka ne dore elementet per zgjidhje, ne lidhje me trafikun, transportin publik, infrastrukturen e levizjes dhe te transportit si dhe idete per inovacion dhe teknologji te reja te transportit, drejt nje zhvillimi te qendrueshem te tij.
390 Rampa Do te ndertohen neper trotuare, me qellim rritjen e lehtesise se levizjes per personat me aftesi te kufizuara si paraplegjiket. Ato do te vendosen per here te pare ne mase, pasi tek-tuk kane filluar qe te vihen. Pritet qe t'u lehtesojne jeten se tepermi ketyre kategorive.
Faza e pare
Faza I per sistemimin e kalimeve te kembesoreve ne kryqezime, ndaresit e trafikut si dhe vendkalimet pergjate akseve rrugore, duke marre ne konsiderate standardet qe kerkon levizja e njerezve me aftesi te kufizuara, si per shembull vendosja ne trotuar e pllakes per te verbrit.
Rruget qe perfshihen ne fazen e pare te projektit:
Vendosja e korsise se rezervuar "Bus":
"Rruga e Kavajes" (segmenti Qender- sheshi "Ataturk")
"Rruga e Durresit" (Segmenti Qender - Sheshi "Karl Topia")
Rruga "Mine Peza"
Bulevardi "Zhan Dark"
Bulevardi "Gjergj Fishta"
Bulevardi "Bajram Curri"
Rruga "Muhamet Gjollesha"
Bulevardi "Zogu i Pare"
Bulevardi "Deshmoret e Kombit"
Rruga "Sulejman Delvina"
"Rruga e Dibres" (nga farmacia 10, te ish-Ndermarrja Rruga/Ura)
Vendosja e korsise se rezervuar "Biciklete":
"Rruga e Kavajes" (segmenti Qender- sheshi "Ataturk")
"Rruga e Durresit" (Segmenti Qender - Sheshi "Karl Topia")
Bulevardi "Zhan D'Ark"
Bulevardi "Gjergj Fishta"
Bulevardi "Bajram Curri"
Rruga "Muhamet Gjollesha"
Bulevardi "Zogu i Pare"
Bulevardi "Deshmoret e Kombit"
Projekti parashikon:
Vendosjen e sinjaleve rrugore dhe elementeve te sigurise si:
Ndaresit plastike te korsise se rezervuar "Bus".
Korsia e bicikletes ne kryqezime do jete e dallueshme me ngjyre dhe e shoqeruar me sinjalizimin perkates, pergjate vazhdimesise se saj.
Sinjalet e ndricueshme dhe elektronike per levizjen kembesore.
Sinjalet elektronike per levizjen e mjeteve "Bus" dhe korsive te bicikletes.
Sinjalizimin tabelor dhe vijezimi perkates.
Avantazhet e futjes se korsive
"Projekti i transportit multimodal/korsite e dedikuara dhe rritjes se sigurise rrugore" i filloi dje punimet e fazes se pare. Ne menyre te permbledhur, ai parashikon punimet e ndertimit te sinjalistikes per sistemimin e infrastruktures se rrugeve dhe trotuareve, sipas parimit te shperndarjes se siperfaqes se rruges per cdo perdorues (makina private, transport publik, kembesor), duke i dhene prioritet mjeteve te sherbimit publik, levizjes me bicikleta dhe levizjes kembesore.