E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olta: Miri ta luajë lojën me kë nuk e kupton

30/03/10 02:10

Klodi largohet nga mesi i lojës me pyetje, ndërsa Olta nga fundi kur radha i vjen Mirit dhe Edit. Domenika mërzitet me largimin e tyre dhe me faktin që ata nuk e marrin seriozisht lojën, por largohen sipas dëshirës apo edhe që nuk respektojnë mendimin e tjetrit. Ajo ia thotë këtë gjë atyre, ndërsa Olta kërkon që mendimet për të të thuhen shpejt e shpejt për të dalë në kopsht më pas. Ndërsa dalin të dy, Klodi shprehet se Domi e mori me shumë flakë lojën, ndërsa Olta tregon se nuk e mori seriozisht, por po qeshte me të. ata mendojnë se loja u bë njësoj si loja me shishe. Për Mirin, ajo shprehet se kopjoi fjalët e saja pasi të dy thanë për njeri-tjetrin se nuk pëlqejnë asgjë. Olta shprehet se nuk do donte asnjëherë që ai ta pëlqente atë, madje ia dha kënaqësinë kur Miri e tha se nuk e pëlqen. Të dy qeshin me Mirin dhe shprehen se ai vazhdon ta luajë lojën e vetë, ndërsa Klodi shton se Miri kur do luan, ndërsa kur nuk do, nuk bashkohet me grupin. Ata vazhdojnë të flasin edhe për Domenikën dhe mënyrën se si ajo reagoi, gjë që atyre nuk i pëlqeu dhe Olta thotë se do flasë me Domin në darkë në lidhje me këtë gjë. klodi mendon se Domi nuk duhet ti imponojë fjalët të tjerëve, kurse Olta rrëfen se ndenji tek loja sa për respekt ndaj saj. Duke u menduar, Olta shprehet se Domi duhet ta kuptojë se kush i kërkon falje me shpirt e kush jo, e nga kjo duhet të niset të falë një njeri. Kodi tregon se e ka falur Mirin, por nga goja e tij nuk e ka dëgjuar ndonjëherë këtë fjalë. Ai shprehet se nuk e pranon sjelljen e tij devijuese nga ajo e cdo banori, si përshembull kur nuk bashkohet me ta. Olta gjykon sjelljen e Mirit se kur nuk e mposht dot një njeri, fillon ta ulë atë me sjelljen e vet. Duke nënqeshur, ajo shprehet se tani Miri ka filluar të pëlqejë tek Domi faktin që është shumë feministe. Ajo thotë se nuk i pëlqen që ai njëherë sillet mirë me të tjerët e njëherë keq. sipas saj, Miri duhet të mbajë një qëndrim deri në fund e jo të luajë kështu. Olta tregon se këtë gjë do ta diskutojë edhe me Domenikën e tia thotë se Miri po luante me të. Le ta luajë lojën bukur me atë që nuk e kupton- shprehet ajo. Kur futen brenda, Klodi pyet Domin se si përfundoi loja e saj dhe cfarë konkluzioni nxori. Ajo përgjigjet se nuk i doli me aq sukses se shumë ushtarë e lanë rrugën. Ai e këshillon që herë tjetër më mirë të dorëzohet sesa ta vazhdojë, por ajo ia kthen se kurrë nuk duhet të dorëzohet e në këtë përgjigje e mbështesin edhe të tjerët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›