E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të mirat dhe të këqijat e banorëve

30/03/10 02:00

Duke fantazuar për Vëllain e Madh se cfarë pamje mund të ketë, disa nga banorët diskutojnë edhe për partnerin ideal të tyre. Klodi pyet Tatianën se si e mendon ajo nga pamja fizike atë dhe Tatiana duke e përshkruar, merr si shembull fizikun e Erionit, një djalë i gjatë e i fortë. Klodi tregon se Manal ishte shprehur se nuk i pëlqente trupi i Erionit dhe biseda ndryshon drejtim ku banorët flasin nëse Erioni pëlqehet apo jo. Ndërkohë, Erioni është prezent, por nuk ndërhyn shumë në bisedë. Klodi mendon se nuk ka njeri që nuk e pëlqen Erionin, ndërsa Tatiana mendon se mund të ketë. Për Domenikën, Erioni është i lezecëm, por ka njerëz që e vlerësojnë dikë tjetër edhe nga karakteri e jo vetëm nga bukuria. Tatiana e përforcon mendimin e saj, ndërsa Olta refuzon të japë mendim duke u shfajësuar sikur nuk e kishte mendjen tek biseda. Klodi insiston të dijë mendimin e saj dhe e pyet atë se cfarë mendimi ka nëse e shikon për herë të parë Erionin. Duke anashkaluar pyetjen, ajo shprehet se ka shumë ditë që e sheh atë dhe ndaj nuk mund ti japë atë lloj përgjigje. Domenika fillon të pyesë Tatianën se cfarë pëlqen tek cdo banor dhe më pas këtë pyetje e bën për cdokënd që ndodhet në dhomë. Ajo u kërkon banorëve që të thonë mendimin e parë që u vjen dnërmend. Ata përgjigjen me radhë për njeri-tjetrin du ke folur si për karakterin e duke vazhduar me mënyrën se si flasin dhe arsyetojnë, mendimet e drejtpërdrejta të shprehura prej tyre, konfidencialiteti, humori, sjellja apo edhe pjesë të fizikut të njeri-tjetrit. Pasi përfundojnë pyetësorin me gjërat që u pëlqejnë, ata japin mnedimet e tyre edhe për gjërat që nuk u pëlqejnë duke i dhënë më së shumti si këshilla ato. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›