"Gazsjelles per tregun shqiptar"

Mbeshtetja per gazjellesin e Kaspikut, per ta devijuar ne drejtim te Shqiperise dhe anetaresimin ne NATO, ka qene premtimi i kryeministrit turk, qe nga Forumi Ekonomik i Davosit. Kryeministri Berisha zhvilloi nje takim paraditen e djeshme me homologun e tij turk, Rexhep Erdogan, pergjate vizites se tij ne Forumin Ekonomik ne Davos te Zvicres. Nje nga temat kryesore te bisedes se tyre ishte mundesimi nga ana e Turqise, qe projektet e rendesishme energjetike drejt Italise, te kalonin permes Shqiperise. Gjate bisedes mes tyre, kryeministri turk Erdogan i premtoi kryeministrit Berisha se, qeveria qe ai drejtonte do te bente te gjitha perpjekjet qe gazsjellesi i Kaspikut qe nis nga brigjet kaspike te Turqise, te kalonte permes Shqiperise teksa shkonte drejt Italise, per ta perfshire dhe tregun shqiptar ne kete veper te rendesishme. Po keshtu kryeministri turk deklaroi se do te mundohej te krijonte te gjitha lehtesite e nevojshme, per projektet qe kalojne nga Shqiperia per ne Itali. Nga ana tjeter kryeministri Berisha dhe homologu i tij turk vleresuan marredheniet shume te mira mes te dy vendeve dhe shprehen gatishmerine per t'i intensifikuar ato. Nga ana e tij kryeministri Berisha e njohu kryeministrin turk, me arritjet e Shqiperise ne te gjitha fushat. Me gjate Berisha u ndal te perpjekjet e qeverise per krijimin e nje klime sa me te mire per biznesin, permes lehtesimit te procedurave, politikes se taksave te uleta, projekteve te rendesishme infrastrukturore, qe ndihmojne zhvillimin e sipermarrjeve ne Shqiperi. Nga ana e tij kryeministri turk theksoi se Turqia do t'i jepte mbeshtetje maksimale Shqiperise per anetaresimin e saj ne NATO. Gjate dites se dyte te pjesemarrjes se tij ne Forumin Ekonomik te Davosit, kryeministri Berisha deklaroi se nga te gjithe perfaqesuesit politik ka nje qendrim te perbashket per te ndalur edhe thellimin e krizes ekonomike. Sipas Berishes, e vetmja zgjidhje me te cilen te gjithe bien dakord, eshte ajo e perballjes se hapur me krizen dhe jo izolimi i ekonomive te vendeve te ndryshme. Sipas Berishes, "eshte e domosdoshme qe programi i Presidentit Obama te mbeshtetet nga vendet e tjera, duke blere Bonot e Thesarit ne interesin e tyre me te mire, qe Amerika te rrise kapacitetet e saj importuese". Per te, mesimet e kesaj krize duhet te transformojne shoqerine, individin dhe rregullat, ne menyre qe bota te pergatitet vertete per ekonomine dhe financat e shekullit te 21. Kryeministri Berisha pervec pjesemarrjes ne diten e dyte te Forumit Ekonomik ne Davos, zhvilloi dje shume takime me perfaqesues te ndryshem te politikes dhe te biznesit.