QSUT, mungon energjia, pacienti karrige kokës ndihmësmjekut
TIRANE - Bluzat e bardha janë bërë sërish viktima të dhunës fizike, por këtë herë jo për mungesën e medikamenteve, por për mungesën e energjisë elektrike. Një ndihmësmjek është goditur me karrige në kokë në spitalin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” paraditen e sotme në Tiranë. I plagosur është Ruzhdi Merja, 41 vjeç me detyrë ndihmësmjek në repartin e Urologjisë.
Mësohet se ndihmësmjeku Merja është goditur nga pacienti Aleksis Dorjan Branko, me origjinë nga Berati. Branko kishte ardhur që prej ditës së djeshme për t'u ekzaminuar, por në mungesë të energjisë elektrike, ndihmësmjeku nuk i ka shërbyer dot.
Në një prononcim për mediat, drejtori i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, Edmond Rrushi shpjegoi ngjarjen e sotme, duke sqaruar se disa ndërhyrje janë pezulluar nga mungesa e energjisë që prej ditës së djeshme. Pacienti erdhi për ‘tu ekzaminuar por ndihmësmjeku nuk i shërbeu dot. Ndihmësmjeku është goditur në kokë dhe pasi është bërë skaner nuk ka rrezik për jetën.
“QSUT është pa energji elektrike që nga dita e djeshme. Nga mungesa e energjisë kemi pezulluar disa ndërhyrje dhe e gjithë situata ka ndodhur për shkak të mungesës së energjisë, jo për mungesë medikametesh. Pacienti erdhi për t'u ekzaminuar, por ndihmësmjeku nuk i shërbeu dot. Ai është goditur në kokë me karrige dhe është mbuluar me gjak. Për momentin situata e pacientit është e mirë, pasi u bë skaner dhe nuk ka rrezik për jetën”, u shpreh drejtori i QSUT-së.
Më tej Rrushi deklaroi se bluzat e bardha ndjehen të rrezikuar dhe theksoi se “kush godet bluzat e bardha do ndëshkohet”.
Policia e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)