QSUT në kushte mizerabël, pavijonet të pushtuara nga insektet
Çarçafë që mbulojnë dritaret, insekte nga më të ndryshmet në të gjitha hapësirat e pavijoneve, mungesë totale ilaçesh e fytyra të vrerosura njerëzish që me qeska në dorë nxitojnë për tek të afërmit e tyre në spitalin numër 1 në qendrën më të madhe spitalore në vend.
jo vetëm kaq, mbeturina, ambalazhe të vjetra, kartonë e bishta cigaresh që sapo hyn në pavijonin e kirurgjisë i gjen ngado. Përpos kësaj gjendje mizerabël që duket se ka zënë rrënjë të thella në Qendrën Spitalor Nënë Terezanëse do të duhet të takosh ndonjë mjek duhet ta presësh në pikun e vapës mbrapa dyerve tejet të ndotura, në mes të erës karakteristike mbytëse që mbizotëron ngado në çdo cep të QSUT-së. Insektet duket se janë miqtë e paftuar nëpër dhoma të cilët duket se kanë mbipopulluar pavijonin e kirurgjisë në këtë stinë të nxehtë. Sipas pacientëve pisllëku e era e keqe është një prej problemeve të shumta në dhoma, por jo vetëm kaq. Mizat, mushkonjat, apo insektet e tjera që vërshojnë në komodinat e papastruara kurrë nga pastrueset apo edhe korridoret ku prej vitesh është akumuluar papastërtia janë kthyer në këto ditë të nxehta vatër infeksionesh për të sëmurët, por edhe për të afërmit e tyre.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"