E Diel, 1 Nëntor 2026

Monopoli Albtelekom zotëron 80 për qind të thirrjeve telefonike, AKEP e favorizon me rritjen e tarifave

Autoriteti i Konkurrencës gjen shkelje te Albtelekom, asnjë masë penalizuese për kompaninë monopol

Kompania monopol Albtelekom zotëron mbi 80 për qind të pajtimtarëve dhe të thirrjeve telefonike dalëse dhe mbi 90 për qind të të ardhurave. Pavarësisht se pjesa e tregut të Albtelekom është reduktuar, me ritme shumë të ngadalta, kjo kompani vazhdon

të zotërojë mbi 50 për qind të tregut për një periudhë disa vjeçare. Albtelekom prezumohet se ka pozitë dominuese në treg nëse kjo pjesë tregu ka mbetur e konsoliduar për një periudhë të konsiderueshme kohe. Referuar të gjithë precedentëve të analizuar nga Komisioni Evropian, pjesa e tregut mbi 50 për qind, është tregues i padiskutueshëm i ekzistencës së pozitës dominuese në treg. Pas evidentimit të abuzimeve Autoriteti i Konkurrencës ka i dhënë rekomandimet për rregullimin e tregut AKEP, i cili jo vetëm që nuk ka ndërhyrë për rregullimin e tyre por ka miratuar kërkesat e Albtelekom për tijen e tarifave. Kështu në fillim të shtatorit hyn në fuqi rrija e tarifës mujore dhe rritja e çmimit për impulse për të gjithë abonentët e kësaj kompanie.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Last Updated on E Marte, 03 Gusht 2010 21:50

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›