Tirana folk AC, në skenat botërore me folklorin e të gjitha trevave shqiptare
Artistët shqiptarë, në Itali dhe Hungari për të promovuar kulturën dhe traditën shqiptare
Folklori shqiptar pritet të ndezë skenat italiane dhe ato hungareze. Artistët e trupës Tirana folk AC do të marrin pjesë në dy evenimente të rëndësishme, ku shpaloset kultura dhe tradita e më shumë se 40 shteteve nga e gjithë bota.

Nën drejtimin e koreografit të njohur Arjan Sukniqi trupa, e cila mbledh rreth saj 30 artistë profesionistë do të marri pjesë në dy evenimente të rëndësishme që kanë në fokus të tyre promovimin e kulturës dhe që do të zhvillohen nga data 7-12 gusht në Kozenca, Itali dhe festivali tjetër do të zhvillohet nga data 12-22 gusht në Budapest të Hungarisë. Artistët e trupës Tirana folk AC do të shoqërohen nga Orkestra e Akademisë së Arteve. Koreografi Arjan Sukniqi pohon se këto janë evenimente shumë të rëndësishme, ku tradita dhe folklori shqiptar do të gjejë një hapësirë të madhe, po ashtu ai cilëson të rëndësishme dhe pjesëmarrjen e shumë shteteve në këto evenimente të kulturës dhe traditës.
Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"