E Diel, 1 Nëntor 2026

QSUT prej 1 viti në mungesë totale ilaçesh, pacientët shtrohen me aspirina në xhep

Në çdo pavijon mungojnë ilaçet, pacientët në radhë tek farmacitë pranë spitaleve

Ilaçet në spitalin më të madh në vend, janë kthyer për pacientët në një mision të pamundur. Mungesat e mëdha, për barnat kryesore të mjekimit në të gjitha pavijonet por edhe për mjetet e punës janë kthyer në makth për pacientët e të afërmit e tyre.

Përpos këtij shqetësimi që duket se nuk do të zgjidhet kurrë edhe mjetet e tjera si termometrat apo aparatet e tensionit mungojnë në shumicën  rasteve dhe të afërmit e pacientëve përveç ilaçeve duhet të blejnë privatisht edhe mjetet e tjera. Vigonët e serumeve, janë në shumicën e rasteve me kursim në çdo pavijon të spitalit. Ndërsa në shumë raste sipas pacientëve për një termometër apo aparat tensioni i cili është me difekt, jeta e tyre është vënë në rrezik. Por halli më i madh për të gjithë të sëmurët e spitalit më të madh në vend është mungesa e ilaçeve, e kryesisht atyre të shtrenjta.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›