Aferrat miliardëshe të Vodafon me mozaikun, MTKRS fsheh kontratën
MTKRS për shkak të abuzimeve që po bëhen me projektin e restaurimit të mozaikut të Muzeut Kombëtar fshehë kontratën. Transparenca e munguar tregon më së miri se restaurimi ka abuzime ku janë përfshirë drejtues të këtij projekti. Në këtë aferrë korruptive është përfshirë një person i afërt i kryeministrit. E ndërkohë që përgjegjësit kryesorë të këtij projekti, megjithëse edhe artistët i është kërkuar që të nisë sa më shpejt projektin e restaurimit, ata pohojnë se do të ndjekin procedurën ligjore ndaj atyre njerëzve që rrëfejnë faktet abuzive të kësaj kontrate. Kjo që po ndodhë është e turpshme në një kohë kur nuk merret parasysh mendimi i personaliteteve të artit, por i atyre njerëzve të artit, të cilët pohojnë që vlerat kombëtare po shkelen për përfitime biznesi. Arbër Kadija, drejtori i DRKK pohon se do të ndjekë procedurën ligjore ndaj gazetës SOT, e cila ka publikuar gjatë këtyre ditëve faktet që tregojnë hapur korrupsionin që ka përfshirë përgjegjësit dhe drejtuesit e këtij projekti.
Last Updated on E Merkure, 04 Gusht 2010 10:24