E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vrasin me thikë 60-vjecarin, arrest me burg për 2 vëllezërit

SHKODËR- Arrest me burg është masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër për 2 vëllezërit, 35-vjecarin Ded Marku dhe 28-vjecarin Gjovalin Marku, të cilët 2 ditë më parë vranë 60-vjecarin Gjon Kodra.

Gjatë seancës gjyqësore trupi gjykues ka dëgjuar dëshminë e dy të akuzuarve, të cilët kanë pranuar krimin e bërë. Ata kanë rrëfyer para trupit gjykues se në grindje e sipër mes palëve për motive të dobëta, kanë humbur kontrollin dhe kanë vrarë me thikë babain 60-vjecar të bashkëshortes së Ded Markut.

Më tej autorët kanë shtuar se krimi në fjalë nuk ka qenë i paramenduar, por si pasojë e situatës së acaruar të momentit, duke bërë që nga grindja dhe fjalët e përdorura të humbnin tërësisht kontrollin, duke degjeneruar në vrasjes e Kodrës.

Në konfliktin mes palëve mbeten të plagosur edhe 2 të ndaluarit e policisë autorë të krimit. Avokati mbrojtës ka kërkuar nga trupi gjykues të merret parasysh fakti i pranimit të krimit dhe shfaqjes së pendesës nga 2 vëllezërit, në masën e gjykimit që do të jepet karshi tyre.

Pas arrestimit të tyre policia e Shkodrës pasi kreu veprimet proceduriale, sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e krimit, thikën e cila i’u dorëzua së bashku me të dhënat e tjera si provë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›