E Shtunë, 31 Tetor 2026

"QSUT, shefat e perdorin per interesa private"

Shefat, te cilet kundershtojne reformat ne sistemin shendetesor, shihen nga ministri i Shendetesise si nje klan, qe ka instaluar interesat e veta brenda sektorit publik, dhe nuk mund te ndahen nga e kaluara. Vetem dy dite pas akuzave, qe drejtues te pavijoneve kane ngritur drejtpersedrejti per menyren se si po drejtohet sistemi shendetesor, ministri Ndoka ka reaguar. Ne nje interviste te dhene per gazeten 'Koha Jone", Ndoka tregon reformat qe do te vazhdojne si dhe ndryshimet qe jane kryer deri me tani ne kete sistem.

Nje pjese e mjekeve dhe shefave te pavijoneve kane leshuar akuza te drejtperdrejta per menyren e reformimit te Sistemit Shendetesor ne vendin tone. Sipas tyre, reformat duhet te kryhen nga"familja" e QSUT-se dhe profesioniste Cili eshte reagimi juaj?

Mendoj se ajo pjese e mjekeve, qe kundershton reformat, ishte e kenaqur me gjendjen e Sistemit Shendetesor ne shtatembedhjete vitet e shkuar. Une e di se ne cdo kohe e ne cdo vend, ka njerez qe mesohen me nje te tashme te perjetshme, ka njerez qe kane frike cdo ndryshim dhe kundershtojne cdo ndryshim, cdo gje qe eshte e re. Kjo eshte nje rezistence e natyrshme, e njohur mire ne cdo vend. Por, ka edhe individe, qofshin keta mjeke apo profesore te shquar, qe brenda institucionit publik, kane instaluar sistemin e interesave private, kane krijuar feudin e tyre te vogel dhe e kane shfrytezuar ate maksimalisht per interesin e vet. Reforma reale i jep fund kesaj gjendjeje stanjacioni, krijon premisa per ndryshime te shpejta dhe per standarde te reja. Ata qe ndjejne te kercenuara interesat private brenda institucionit publik, jane pjesa me agresive qe kundershton reformat. Ky agresivitet anti-reforme maskohet nen titullin e profesorit, apo te autoritetit mjekesor. Ministrat e Shendetesise paraardhes, jane terhequr para ketij presioni, kane ngurruar te veprojne. Une nuk kam ndermend te terhiqem dhe do te vazhdoj me kursin e reformave, sepse kjo eshte e vetmja rruge per te nxjerre nga prapambetja Sistemin tone Shendetesor, eshte e vetmja rruge per modernizimin e sistemit. Dhe besoj se kjo pikepamje e imja ka edhe mbeshtetjen e shumices se punonjesve te Sistemit Shendetesor, e te gjithe atyre qe besojne te Betimi i Hipokratit dhe qe jane te perkushtuar ne profesionin e tyre ne sherbim te qytetareve, ne sherbim te njeriut. Pretendimi se reformat duhen kryer nga "profesionistet" e familjes se QSUT-se, me duket i pavend dhe i pa argumentuar:

Se pari, sepse askush nuk ka perjashtuar askend nga pjesemarrja ne reformimin e sistemit. Perkundrazi kemi kerkuar edhe mendimin e te gjithe potencialeve reale te shendetesise.

Se dyti, reformat jane kryer me konsulencen e specialisteve me te mire qe kemi si dhe me konsulencen e eksperteve te huaj.

Nje tjeter kerkese e tyre ka qene dyfishimi i pagave, sa do te mund te plotesohet kjo? Nese nuk plotesohet kerkesa e pagave, siguria ne pune, mjeket kane deklaruar per rrjedhje ne privat. A e demton kjo Sistemin tone Shendetesor?

Ne programin e saj qeverises, Qeveria shqiptare ka deklaruar se do te dyfishoje pagat e mjekeve brenda mandatit te saj. Deri tani, Qeveria e ka mbajtur premtimin, sepse cdo vit ka pasur nje rritje te pagave ne perputhje me premtimin e bere. Nje ritem i tille i rritjes se pages do te ruhet edhe kete vit dhe vitin e ardhshem. Sigurisht qe ne e vleresojme shume punen e mjekeve dhe te personelit mjekesor ne teresi, por politika e rritjes se pagave mbeshtetet ne mundesite qe ka nje vend, ne treguesit e tij financiare. Nuk mund te pretendosh qe ne Shqiperi mjeku t'i kete pagat si ne Gjermani apo ne France, sepse ne ende jemi nje vend i varfer, por, nderkaq, jemi nje vend qe po zhvillohet shpejt, duke synuar standardet e vendeve te BE-se, ku ne duam te integrohemi. Por, edhe ne disa vende te Lindjes, qe tashme jane bere anetare te BE-se, prape pagat kane diferenca te ndjeshme si per shembull ne Bullgari dhe Rumani. Pagat e nje mjeku rumun apo bullgar nuk mund te krahasohen me pagat e nje mjeku gjerman apo francez.

Nderkaq, siguria e mjekeve ne pune eshte pjese e sistemit te sigurise qe ne kemi si shoqeri, si shtet. Ne denojme me ashpersine me te madhe cdo akt dhune ndaj mjekeve dhe kerkojme qe ligji te veproje me te gjithe ashpersine e tij ndaj kujtdo qe cenon sigurine e bluzave te bardha.

A do te kete ndryshime ne statusin e QSUT-se, po ndryshime te tjera ne Sistemin Shendetesor? Per sa u perket reformave, cilat jane ato qe jane ndermarre dhe sa permiresim ka pasur Sistemi Shendetesor gjate ketij vitit te fundit, qe kur ju keni marre ne dore drejtimin e tij?

Qendra Spitalore"Nene Tereza" ka tashme statusin e saj, i cili eshte hartuar nga drejtoria ne konsultim te gjere me shefat e sherbimeve dhe grupet e interesit ne kete qender. Pra, ne QSUT "Nene Tereza" nuk eshte problem statusi, por eshte ligji per Arsimin e Larte, ai qe ka krijuar disa probleme dhe ne si Ministri e Shendetesise, do te propozojme amendimin e disa neneve te tij. Ne mendojme se ligji ne fuqi krijon veshtiresi serioze per menaxhimin dhe administrimin e sherbimeve ne QSUT. Gjithashtu, miratimi i ligjit "Per Kujdesin Shendetesor ne Republiken e Shqiperise", con drejt rishikimit te te gjithe mekanizmave rregullatore qe veprojne sot ne sistemin shendetesor. Monopolet qe ruhen sot nga disa grupe interesi brenda sistemit publik do te marrin fund, ne jemi te vendosur per mundesi alternative ne sistemin publik shendetesor dhe nxitjen e investimeve ne sektorin privat si pjese komplementare e sistemit.

Propozimi i rritjes se mases se Sigurimeve Shendetesore, ndikon te personat qe kane paga te larta, duke i detyruar ata te paguajne me shume se punonjesit me paga minimale. A do te kete sherbime shtese apo perfitime per ata qe paguajne me shume?

Ne Shqiperi disa paguajne pak dhe shumica aspak per sigurimet shendetesore. Kjo eshte e verteta e thjeshte, qe krijon probleme serioze per financimin e Sherbimeve Shendetesore. Ne disa lande te Gjermanise, shuma e Sigurimeve Shendetesore ze 15% te pages dhe, nderkaq, keto sigurime paguhen nga te gjithe, edhe nga te papunet. Aktualisht ne nuk i diferencojme sherbimet sipas mases se sigurimeve te paguara, sepse ne synojme qe cdo pacienti t'i ofrojme sherbimin maksimal. Por ne te ardhmen, kur Institutet e Sigurimeve Shendetesore, private apo publike, te jene bleresit e vetem te Sherbimeve Shendetesore, skema do te permiresohet, sepse ai qe ka me shume mundesi, mund te sigurohet edhe per sherbime te specializuara shume te kushtueshme. Ne po mendojme per nje skeme decentralizuese per spitalet rajonale, qe te vendosim disa pagesa baze per pacientet, te cilet do duhet te paguajne 10 % te kostos se nje operacioni. Kjo eliminon pagesat informale dhe jep me teper mundesi financiare per pagesat e mjekeve qe kryejne keto operacione.

Specializimet, pas tre vjetesh rifillojne ne maj

Mjeket te cilet kane perfunduar fakultetin si dhe kane kryer vitet e punes, te cilat njihen si stazh do te kene mundesine te vazhdojne studimet e tyre ne fushen e preferuar. Ne muajin maj, sipas projekteve te Ministrise se Shendetesise, do te filloje edhe aplikimi per te gjithe keta mjeke ne fushat dhe ne deget e preferuara. Nderkohe qe perparesi do u jepet atyre degeve te mjekesise, te cilat kane kerkesa dhe mungesa te mjekeve gjate ketyre viteve. Sipas projekteve eshte parashikuar qe te jene 180 mjeke, prej te cileve 130 me kontrate dhe 50 te tjere te lire, te cilet do te kene mundesine te arsimohen ne deget e preferuara. "Eshte e vertete se prej tre vjetesh specializimet e mjekeve ishin bllokuar. Fale kembenguljes se Ministrise se Shendetesise, e cila e ka pare specializimin e mjekeve si njerin prej prioriteteve te saja, ne maj fillojne specializimet ne QSUT nepermjet Fakultetit te Mjekesise", eshte shprehur ministri i Shendetesise, Nard Ndoka. Sipas tij, gjate ketyre viteve ka vazhduar specializimi vetem per ata mjeke te cilet kane aplikuar per jashte vendit. Keshtu nga marreveshjet disa vende si Italia, Turqia, Greqia, Zvicra, Austria, Hungaria kane ofruar asistence per specializimin e mjekeve. Ndersa nepermjet projektit "Interreg 3" eshte bere i mundur specializimi i mjekeve dhe infermiereve per aparatura.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›